Pyetje: A bën me e marr internetin me wireless prej komshiut pa e pyet atë, a është haram një punë e tillë?
Përgjigje: bismilah, elhamdulilah:
Përgjigja e kësaj pyetje lidhet me njohjen e rrethanave të pronarit të internetit.
- Nëse pronari i internetit është i njoftuar se wireless-i mund të mbyllet me shifër, mirëpo qëllimisht e le të hapur, atëherë themi se lejohet ta përdorë komshiu i tij pasi që nënkuptohet se pronari s’ka asgjë kundër.
- Nëse pronari i internetit nuk është i njoftuar se wireless-i i tij mund të mbyllet me shifër, atëherë nuk lejohet të përdoret nga të tjerët sepse është pasuri e huaj që s’guxon ta përvetësosh pa të drejtë dhe pa marr leje prej pronarit.
- Në raste kur nuk i dimë rrethanat e pronarit të internetit, atëherë veprimi më i shëndoshë është të ruhemi dhe të mos përdorim wireless-in e tjetërkujt sepse siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ve selem “kush ruhet nga gjërat e dyshimta, ai ka ruajtur fenë dhe dinjitetin e tij”
Burimi: albislam.com