Nuk lejohet aktrimi i personalitetit të Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-
Pyetje: Kemi dëgjuar se po bëhen përgatitjet për një projekt për të nxjerrë një film ku dikush aty do të aktrojë personalitetin e të Dërguarit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-. Një gjë e tillë a lejohet?!
Përgjigje: Nëse aktrimi i personaliteteve të sahabëve e halifëve të drejtë është i ndaluar, atëherë si mund të jetë e lejuar të aktrohet personaliteti i të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-?! E, kush do të jetë ai që do ta shpërfill personalitetin e të Dërguarit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-?! Kjo punë nuk lejohet, kjo është nënçmim dhe mospërfillje ndaj të Dërguarit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.
Shejh Dr. Salih El-Fevzan1
Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi
Burimi në gj. shqipe: albislam.com
1 Nga faqja zyrtare e shejhut.