Forma e selamit

Forma e selamit

0 1822

Pyetje:

I nderuari Hoxhë! A lejohet të japim selam me fjalët: “Eselamu ala menit tebeal huda (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi pasuesit e udhëzimit)”, si dhe si t’i japim selam atyre në mesin e të cilëve ka muslimanë por edhe jobesimtarë?

Përgjigje:

Me fjalët e lartpërmendura nuk lejohet t’i japim selam muslimanëve, sepse ato fjalë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- i ka përdorur në momentet kur u dërgonte letra jobesimtarëve. Vëllait musliman i jepet selam duke i thënë: “Es Selamu Alejkum”. Ndërsa me fjalët: “Eselamu ala menit tebeal huda (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi pasuesit e udhëzimit)”, mund t’i thuash personave të cilët nuk janë muslimanë ose nuk e pasojnë rrugën e udhëzimit. Kurse sa i përket asaj se: Si duhet muslimani t’i përshëndes me selam nëse aty gjenden edhe muslimanëy edhe jomuslimanët, në këtë rast thuhet vetëm: “Es Selamu Alejkum”, duke synuar me këtë vetëm muslimanët .

Allahu është më i Dituri!

Mexhmu’u fetava ve resale, 3/35.

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë!

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM