Pyetje: jetoj me burrin tim dhe babanë e tij. Vjehrri është i sëmurë dhe nuk ka kush të kujdeset për të përpos meje, dua ta di se, a më lejohet që unë ta lajë atë ?!
Përgjigje: pra, kjo që ju veproni meriton falënderim të veçantë, pasi që ju i kryeni shërbime babait të burrit tuaj. Me këtë ju nderoni veten tuaj, vjehrrin tuaj si dhe bashkëshortin tuaj.
Nëse vjehrri juaj nuk ka mundësi të lahet vetë, atëherë juve ju lejohet t’ia pastroni të gjitha pjesët e trupit, me përjashtim të vendeve të turpshme.
Nëse s’ka mundësi vjehrri juaj t’i pastrojë as vendet e turpshme të trupit, atëherë t’i mund ta bësh larjen e tyre me kusht që t’i veshësh një palë dorëza, në mënyrë që mos t’ia pastrosh vendet e turpshme me prekje direkte.
Njashtu kur të fillosh pastrimin, ty motër të ndalohet shikimi i pjesëve të turpshme të vjehrrit, momentin kur ti e bën pastrimin duhet ta kthesh kokën tënde mënjanë, sepse ty s’të lejohet t’i shikosh pjesët e turpshme përpos të burrit tënd.
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com