Kuptimi i Emrave të Allahut “Edh Dhahiru” dhe “El Batin”

Kuptimi i Emrave të Allahut “Edh Dhahiru” dhe “El Batin”

0 5800

Pyetja e parë: Cili është mendimi juaj për atë i cili thotë se kuptimi i Emrit të Allahut “Edh Dhahir”, është pra, i shfaqur në çdo vend?

Përgjigjja e Shejh ibn Bazit, Allahu e mëshiroftë: “Kjo thënie është e kotë, ngase është në kundërshtim të asaj që e ka sqaruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ngase është vërtetuar nga ai, sal-Allahu alejhi  ve selem që ka thënë: “O Allah, Ti je i Pari e nuk gjë para Teje, dhe Ti je i Fundit e nuk ka gjë pas Teje, Ti je “Dhahiru” (më i Lartësuari) e nuk ka gjë mbi Teje dhe Ti je Afër (njerëzve) e nuk ka më të afërt se Ti, na i pastro borxhet tona dhe na pasuro”. E transmeton Imam Muslimi në “Sahihun” e tij.

Pra, emri “Dhahir” kuptohet: i Lartësuar, i ngritur mbi gjithë krijesat e Tija, por, argumentet, faktet për ekzistencën e Tij, Sundimin, Diturinë, gjenden në çdo gjë. Ai është Zoti i botëve, Krijuesi, Furnizuesi. Andaj, ti o njeri, që Allahu ty të dhuroi dëgjimin, shikimin, e mendjen, të dhuroi këtë trup dhe gjymtyrët me të cilat ti ecë dhe vepron, janë pjesë e argumenteve të shumta të cilat aludojnë se Ai është Zoti i botëve. Njashtu edhe qielli, toka, nata e dita, xehet, kafshët, e çdo gjë tjetër. Të gjitha janë argumente të Tija, i Lartësuari nga çdo e metë, i Madhërishmi, që aludojnë për ekzistencën, fuqinë, dijen, urtësinë dhe se Ai është i Vetmi meritor të adhurohet.

Allahu, xhele ve ala thotë: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron” Bekare 163.

Pastaj ka thënë: “Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto) ka argumente, për një popull që ka mend”. Bekare 164

Allahu i Madhëruar në këtë ajet ka treguar llojet e krijesave të Tija, që tregojnë se Ai është Zoti i vërtetë, që nuk lejohet të adhurohet askush tjetër pos Tij. Pra, çdo gjë është argument dhe na tregon se Ai është Zoti i botëve, se Ai ekziston, se Ai është Krijuesi, Ai është Furnizuesi, vetëm Ai meriton të adhurohet. Pra kuptimi i emrit “Dhahir” është “i Ngritur” mbi gjithë krijesat e Tija, siç u përmend në hadithin e vërtetë nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem”.

Disa të tjerë e kanë shpjeguar me “i Dukshëm”, “i Shfaqur”, pra Ai është i Cili është shfaqur me argumentet dhe faktet për ekzistencën e Tij, argumentet për njëshmërinë e Tij, Ai është i Dukshëm me anë të argumenteve që tregojnë për Të, me veprat e Tija që të shpiejnë në njohjen e Tij, Ai është i Dukshëm, që mund të njihet me anë të mendjes dhe argumenteve, dhe “El Batinu” i Fshehur ngase nuk mund të shihet, siç shihen krijesat. I lartësuar qoftë Allahu nga çdo e metë.

Fjala “Dhuhur” ka kuptimin e njëjtë me ngritjen, e saherë që është një gjë më lartë është më e dukshme, e secili si “dhuhur” si ngritja ngërthejnë kuptimin e njëri-tjetrit, për atë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “e nuk ka gjë mbi Teje”, e nuk tha: “e nuk ka gjë më të dukshme se Ti”, se “dhuhur” e përfshinë ngritjen dhe lartësinë.

Pyetja e dytë, e nagjashme me të parën: Unë kam disa dyshime në temën e Akides, ju lus të më sqaroni, shpresoj të jenë të shpërblyer. Allahu, aze ve xhel është mbi krijesat e Tij, është i Lartësuar mbi ta, dhe është e ditur se toka është në formë të rrumbullakët, e që kur Allahu, aze ve xhel, është mbi ne, atëherë a është Allahu po në atë kohë ndër ne, e Ai është larg nga çdo e metë, por ndër ne duke e kuptuar se Ai është edhe mbi ata që i kemi në anën e kundërt të botës? A i rrethon Allahu i Madhëruar krijesat e Tij, sikur se qielli mbi tokën, duke u argumentuar me fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Ti je “Dhahiru” (më i Lartësuari) e nuk ka gjë mbi Teje, dhe Tij je i Afër (njerëzve) e nuk ka më të afër se Ti”.

Nëse kuptimi i emrit “Dhahir” është i Ngritur, atëherë a kuptohet nga emri “El Batinu” se është ndër ne, pra duke kuptuar të kundërtën e kuptimit të emrit?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Obligim i çdo muslimani është që të beson se Allahu i Madhëruar është mbi krijesat e Tij, i ngritur mbi Arsh, dhe Arshi i Tij është mbi qiejt, Ai është më i Lartësuari, mbi gjithë krijesat. Kjo është që e aludojnë tekstet e Kuranit dhe sunetit, konsensusit të sahabëve, tabiinëve dhe të gjeneratave të dalluara pas tyre.

Allahu thotë: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!”. Eala 1.

Allahu thotë: “I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen”. Nahl  50.

Ndërsa toka është si një kokër në shkretëtirën e madhe, në krahasim të krijesave të Allahut të Madhëruar, e Ai është mbi gjitha këto, Atij i takon ngritja e përgjithshme, e nuk ka arsye për këtë lloj dyshimi, e as që pranohet.

Ndërsa sa i takon çështjes së përfshirjes (rrethimit), Allahu i Madhëruar ka përfshirë çdo gjë, sikur që ceket në ajetet e Kuranit, Ai i ka përfshirë krijesat e Tij, me dije, fuqi dhe se nuk kuptohet nga kjo fjali se ai është ndër ta apo mbi ta.

Në tefsirin e Kurtubiut Hatabi ka thënë: “Është Ai i cili ka përfshirë fuqia e Tij gjithë krijesat, është Ai i cili ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij, dhe çdo send e ka të numëruar…”.

Ibn Xhezij në tefsirine tij thotë: “Ka përfshirë çdo gjë, pra, me dijen, fuqin dhe sundimin e Tij”.

Ndërsa kuptimi i emrit “El Batinu” është i Afërt, sikur që është shënuar në sahihun e Muslimit se ai, sal-Allahu alejhi ve selem, gjatë fjetjes bënte këtë lutje: “O Allah! Ti je Zoti i shtatë qiejve, Ti je Zoti i Arshit madhështor, Ti je Zoti ynë e Zoti i gjithëçkaje, Ti je Krijuesi i embrinoit e i farës, Ti je Zbritësi i Tevratit, i Inxhilit e i Kuranit. Të lutem të më mbrosh nga e keqja e çdo gjëje që është ndër pushtetin Tënd. O Allah! Ti je i Pari e nuk ka asgjë para Teje, Ti je i Fundit e nuk ka asgjë pas Teje, Ti je më i Lartë e nuk ka asgjë mbi Ty, Ti je pranë njerëzve, nuk ka më afër se Ti asgjë! M’i largo borxhe dhe më pasuro”.

Pra kuptimi i emrit “El Batin” këtu e ka kuptimin, afër krijesave të Tija që i përfshinë të gjithë me diturinë e Tij. Se Ai e di të fshehtën, dhe më shumë se kaq. Allahu thotë: “E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni”. Vakiah 85.

Dhe thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij”. Kaf 16.

Është thënë për kuptimin e emrit “El Batinu” i Fshehur, nga krijesat, nga shikimet e perceptimet e tyre.

Dhe është thënë: Ka kuptimin i Dituri për të fshehtën. Shiko tefsirin e Ibn Atijeh dhe shpjegimin e Sindit të Ibn Maxhes.

Disa të tjerë e kanë shpejguar se e ka kuptimin, se Ai nuk mund të njihet me anë të shqisave, sikur që njihen krijesat me anë të shqisave.

Edhe pse, të gjitha këto kuptime janë të sakta, pos që kuptimi i parë është më i saktë, duke iu mbështetur shpejgimit që ia dha i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sepse ai është njeriu që më së shumti e njohi Allahun e Madhëruar nga gjithë tjerët.

Përgatiti: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com