25 – O RROTULLUES I ZEMRAVE, MA PËRQENDRO ZEMRËN TIME NË FENË TËNDE

25 – O RROTULLUES I ZEMRAVE, MA PËRQENDRO ZEMRËN TIME NË FENË TËNDE

0 4956

O Rrotullues i zemrave, ma përqendro zemrën time në fenë Tënde.[1]

يَا مُقَلِّبَ القُلُوبِ ثَبِّت قَلْبِي عَلَى دِينِكَ

(Ja mukalibel kulubi thebit kalbi ala dinike)

Komentimi i lutjes

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: “i dërguari i Allahut shpesh e thoshte këtë lutje: O Rrotullues i zemrave, ma përqendro zemrën time në fenë Tënde. E unë e pyeta: O i dërguar i Allahut, ne ty të besuam, dhe asaj me çfarë ti erdhe, a frikohesh për ne? Tha: Po, vërtet zemrat janë mes dy gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Allahut, i rrotullon si të do Ai.”[2]

Dhe në hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ku thotë: O i dërguar i Allahut, ti shpesh po e thua këtë lutje? Ai, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Vërtet, zemra e birit të Ademit është mes dy gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Allahut, aze ve xhel, nëse Ai do e devijon, e nëse do e drejton.”[3]

Fjala e tij: “zemrat”, tregon për arsyen e kësaj lutje nga i dërguari i Allahut, , sal-Allahu alejhi ve selem, dhe atë se zemrat e robëve janë mes mes dy gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Tij, atë që do e devijon, e atë që do e udhëzon. Kështu që, i takon njeriut që të shpeshton këto lutje të rëndësishme.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

————————-

[1] E shënon Tirmidhiu me numër, 3522. Ahmedi në (Musned) 18/100 me numër, 12107. Hakimi në (Mustedrek) 1/525 dhe 528. Dhe njëkohësisht e vlerësoi sahih, dhe me të u pajtua edhe Dhehebiu. Shejh Albani e vlerësoi sahih në libri e tij (Sahih el Xhami’ 6/309) Ume Seleme, , Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thoshte: “ishte prej lutjeve të tija më të sheshta.”

[2] E shënon Tirmidhiu me numër, 2140. Ahmedi në (Musned) 19/160 me numër 12107. Ibn ebi Shejbe në (Musanef) 11/36 me numër, 31044. Bejhakiu në (Shuabul Iman) 2/209. Ebu Jala në (Musned) 6/359. Daja el makdisij në (El muhtarah) 2/458. Shejh Albani e vlerësoi sahih në libri e tij (Sahih Tirmidhi me numër, 2140).

[3] E shënon Ahmedi në (Musned) 41/151 me numër, 24604. Nesaiu në (Sunen el Kubra) 4/414 me numër, 7690. Me transmetim nga Nevas ibn Sema’n. Ndërsa ibn Maxheh në (Sunen)  me numër, 199. Hakimi në (Mustedrek) 1/525. Ibn Hibani në (Sahih) 1/135. Bejhakiu në (Esma ve Sifat) faqe nr. 322. Ka transmetime nga Ume Seleme dhe Seburah ibn Fatik el Esedij, e vlerësoi sahih shejh Albani në librin e tij (Sahih ibn Maxheh, me numër 165).

GJITHASHTU NË ALBISLAM