A duhet të falet shtatzëna nëse ka gjakderdhje dhe a mund të lexoj Kuranin me përkthim?

A duhet të falet shtatzëna nëse ka gjakderdhje dhe a mund të lexoj Kuranin me përkthim?

0 1275

Pyetje: selam alejkum, është shtatzëne dhe qe dy javë dhe ka probleme me gjakderdhje edhe pse tash ka vetëm pak, andaj a lejohet me u fal apo jo?  A mund të lexoj Kuranin me përkthim në gjuhën shqipe në këtë gjendje?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Gjaku që del prej shtatzënës mund të jetë gjak i menstruacioneve, gjak i çrregulluar (istihada) apo gjak i lehonisë. Për këtë të fundit, pra gjakun e lehonisë dijetarët thonë se vjen gjatë shkelmimit të embrionit kurse disa të tjerë thonë se kjo mund të ndodh dy-tri ditë para lindjes.

Gjaku që del prej shtatzënës konsiderohet gjak menstruacioni nëse i ka të gjitha karakteristikat e tij (ngjyrën, erën, kohën) edhe pse kjo ndodh rrallë. Në këtë rast shtatzëna duhet të lë namazin, agjërimin e tjerë.

Gjaku që del prej shtatzënës mund të jetë edhe gjak i çrregullt (istihada), nëse nuk i ka karakteristikat e gjakut të menstruacioneve. Dalja e këtij gjaku nuk e pengon femrën ta falet, agjërojë e tjerë sepse llogaritet e pastër.

Për sa i përket leximit të Kuranit përmendësh, dijetarët kanë mospajtime, mirëpo mendimi më i saktë është se lejohet leximi gjatë menstruacioneve dhe lehonisë për shkak se nuk ka argument të saktë dhe të qartë që ndalon një gjë të tillë.

Çështja tjetër, që dallon prej të parës është prekja e mus-hafit  në gjendje të papastër (xhunub, në menstruacione, në lehoni ose pa avdes). Shumica dërmuese e dijetarëve kanë ndaluar prekjen e Kuranit për atë që është në gjendje të papastër. Një grup tjetër i dijetarëve kanë lejuar të njëjtën. Mirëpo këtu nuk bën pjesë përkthimi i Kuranit, pra nëse kemi Kuranin me përkthim, pa pjesën në gjuhën arabe, lirisht mund ta merr në dorë secili që është në gjendje të papastër dhe ta lexojë. Allahu e di më së miri.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com