A E PA PROFETI, ALEJHI SELAM, ALLAHUN ?!

A E PA PROFETI, ALEJHI SELAM, ALLAHUN ?!

0 2312

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se ka pyetur të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: A e ke parë Allahun? Është përgjigjur: “Ishte dritë, si mund ta shihja?!” Shënon Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Pasi që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u rrëfente shokëve të tij për ngjarjen e Miraxhit në qiellin e shtatë, dhe për çudirave që i kishte dëshmuar, se si Allahu i kishte folur atij me zë. Shumë njerëz u thelluan për gjatë kohë rreth çështjes se i dërguari i Allahut a e pa Allahun? Kjo ishte një pyetje që sahabiu i nderuar Ebu Dherr el Gifari, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia parashtroi të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili i është përgjigjur se drita e kishte penguar ta sheh Allahun, e nuk kishte arritur ta sheh. Sikur që është vërtetuar kjo edhe në hadithe të tjera. Allahu shfaqjen e Tij para njerëzve e la për besimtarët në ditën e mahsherit dhe në xhenet, që shikimi në Allahun të jetë dhunti më e madhe për ta.

Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: Kush thotë se Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, ka parë Allahun, ai ka gënjyer”, pastaj lexoi ajetin: “Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë, e Ai i përfshin shikimet e të gjithëve…” En Am, 103. Shënon Buhariu.

Dobi nga hadithi

  1. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e pa Allahun.
  2. Kujdesi i sahabëve për çështjet e besimit.

HADITHI I NJËMBËDHJETË

DYZET HADITHE MBI BESIMIN (AKIDEN)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM