Pyetje: A është e lejuar të bashkohet namazi i ikindisë me namazin e xhumasë!?
Përgjigje: Nuk bën të bashkohet namazi i ikindisë me atë të xhumasë sepse një veprim i tillë nuk transmetohet nga askush dhe nuk ka ndonjë argument në lidhje me këtë gjë.
Ajo që kërkohet në sheriatin islam është që çdo namaz të falet në kohën e tij, përpos nëse vjen ndonjë argument për bashkimin e namazeve, atëherë veprohet një gjë e tillë, përndryshe jo.
Ndërsa, bashkimi i namazeve i lejohet udhëtarit i cili gjendet larg vendit të tij.
Porse në këtë rast xhumaja bie nga obligimi për udhëtarin dhe i lejohet bashkimi i namazit të drekës me atë të ikindisë.
Pra, muslimanit i lejohet bashkimi i namazit të drekës me namazin e ikindisë dhe namazit të akshamit me namazin e jacisë, e jo bashkimi i xhumasë me ikindinë.
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com