Pyetje: A lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatzënisë?!
Përgjigje: Po, kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatzënisë lejohet.
Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:
نِسَاؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُوا حَرْثَكُمْ أَنَّىٰ شِئْتُمْ ۖ
“Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të doni ”. (Kur’an; El Bekare: 223).
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ ﴿٥﴾ إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ ﴿٦﴾
”Dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, (5) përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavet e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar”. ( Kur’an; El Mu;minun: 5-6).
Me shprehjen ” gratë e tyre”, në ajetin e lartpërmendur, kuptojmë se në bazë burri e ka të lejuar të kryejë marrëdhënie seksuale në çdo kohë me gruan e tij, me përjashtim të atyre rasteve kur vjen argument i saktë dhe ndalon veprimin e ndonjë gjëje.
Andaj, themi se për kryerjen e marrëdhënieve seksuale nuk ka nevojë për ndonjë argument.
Marrëdhëniet seksuale ndalohen kur gruaja është në periudhën e menstruacioneve dhe lehonisë, derisa ajo të pastrohet.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe burri nuk mundet të kënaqet me pjesët e tjera të trupit të gruas së tij.
Gjithashtu, marrëdhëniet seksuale ndalohen të kryhen në vrimën anale, sepse ai është vendi ku dalin fëlliqësirat dhe papastërtitë.
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com