A lejohet të shesim gjëra që janë haram, si alkooli apo mish derrit, jomuslimanëve?

A lejohet të shesim gjëra që janë haram, si alkooli apo mish derrit, jomuslimanëve?

0 5946

Pyetja: Unë punoj në një port, ku shërbej anijet që kalojnë. Shumica e këtyre anijeve janë të huaja dhe njerëzit që punojnë në to janë jomuslimanë. Pronari i kompanisë u shet mish derri atyre, pastaj fitimet e këtyre shitjeve i ua shpërndan punëtorëve dhe ne e pranojmë atë mbi bazën se shitja derrit për jomyslimanët nuk është haram, dhe se nuk ka tekst në Kur’an apo sunet që thotë se është haram të shiten për jomyslimanët. Dhe nuk mund të krahasohet me alkoolin, sepse derri ka ekzistuar në kohën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe në qoftë se kishte dëshiruar ta ndalojë, apo ta mallkoj atë, do të kishte bërë siç e bëri me alkoolin. Por ka disa njerëz të cilët na bënë të dyshojmë se këto para janë hallall apo haram?

Nëse ne nuk marrim pjesë në shitjen, a është e dëmshme për ne, pasi që pronari na jep neve para si në formë lëmoshe, a na takon neve që t’i pranojmë edhe pse e dimë origjinën e parave? A ka ndonjë hadith në të cilin i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka deklaruar në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje se është haram shitja e misht të derrit ndaj jomuslimanëve? Për shkak se derri nuk është haram për ithtarët e Librit.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Nuk i lejohet askujt të jep fetva në fenë e Allahut pa dije. Medoemos duhet kuptuar rrezikshmërinë e këtij veprimi, sepse Allahu thotë: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqia, – qofshin të hapta ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen (dhunimin) pa të drejtë, të bëmurit shok Allahut, për të cilën nuk ka kurrfarë argumenti, dhe ka ndaluar të flisni për Allahun atë që nuk e dini.” Araf, 33

Pra, nuk i lejohet askujt të thotë, kjo është hallall e kjo është haram, nëse ai nuk ka prova të sakta për këtë. Allahu thotë: “Mos theksoni me gjuhët tuaja rrejshëm: “Kjo është e lejueshme, e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me të vërtetë, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” Nahl, 116

Së dyti:

Shitja e mishit të derrit është haram qoftë të jetë shitur për një musliman apo për jomsuliman. Argumente për këtë janë:

1 – Allahu thotë: “Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur’an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç coftinë, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë.” En’am, 145

Dhe i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na mësoi një parim të rëndësishëm, kur ai tha: “Kur Allahu e ndalon një gjë, Ai (edhe) ndalon çmimin (përfitimin) e saj.”[1]

2 – Xhabir ibn Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në vitin kur çliroi Meken thoshte: “Allahu dhe i dërguari i tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, cofëtinës, derrit dhe idhujt.” E pyetën: “O i dërguari i Allahut, çfarë thua për dhjamin e kafshëve të ngordhura, ngjyrosen me të anijet, lëkurat, dhe e përdorin njerëzit për ndriçim?” Ai tha:” Jo, kjo është haram”. Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”. Allahu mallkoftë hebrenjtë, sepse kur Allahu ua ndaloi atyre yndyrën e kafshëve, ata e zbukuruan dhe e shitën, dhe konsumuan çmimin e tij.”[2]

Neveviu, Allahu e mëhiroftë ka thënë: “Sa i përket mishit të cofëtinës, alkoolit dhe mishit të derrit, muslimanët janë pajtuar unanimisht se është haram të shiten të gjitha këto”.

Al-Kadi ka thënë: Ky hadith tregon se çdo gjë që është ndaluar të hahet ose të përdoret, nuk lejohet as të shitet, e as të përfitohet nga çmimi i ftuar prej tyre, si në rastin e yndyrës së kafshëve të përmendur në këtë hadith”.[3]

Ibn Rexheb el-Hanbeli, pasi që përmendi hadithet në lidhje me ndalimin e alkoolit, tha: “Përfundimisht nga të gjitha këto hadithe është se; çdo gjë që Allahu na e ka ndaluar të e përdorim, njëkohësisht na e ka ndaluar të e shesim atë e të konsumojnë çmimin e përfituar prej tij, siç është përmendur qartë në hadithin: “Kur Allahu e ndalon një gjë, Ai ( gjithashtu) ndalon çmimin e saj.” Kjo është një frazë e përgjithshme e cila vlen për çdo gjë që përdoret në mënyrë të ndaluar.

Komiteti i Përhershëm për Fetva është pyetur: A lejohet të merrem me tregti me alkool dhe mish derri në qoftë se nuk shiten për muslimanët? Ata u përgjigjën: Nuk lejohet tregtia me ushqime dhe gjëra të tjera që Allahu i ka ndaluar, të tilla si alkooli dhe mishi i derrit, edhe nëse është shitja vetëm për jomuslimanë, sepse është vërtetuar se pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur Allahu e ndalon një gjë, Ai gjithashtu ndalon çmimin e saj”. Dhe për shkak se pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka mallkuar alkoolin, atë që e pi atë, atë që e shet, atë që e blen, atë që e mbart atë, atë tek i cili bartet, ai që konsumon çmimin e saj, ai që e prodhon si pije dhe atë për të cilin ajo është e shtrydhur”.[4]

Së treti:

Në lidhje me atë që pyetësi tha: “shitja e mishit të derrit për jomyslimanët nuk është haram, dhe nuk ka tekst në Kur’an ose Sunet që thotë se është haram të shitet për jomyslimanët”, kjo nuk është e saktë. Ne kemi cituar më lart argumente nga Kur’ani dhe Sunneti, dhe konsensusi i dijetarëve se mishi i derrit është haram edhe të shitet. Kuptimi i përgjithshëm i argumenteve tregon se është haram të shitet për muslimanët dhe jomuslimanët, sepse argumentet flasin për ndalesën e shitjes, një ndalesë e përgjithshme, dhe nuk ka dallim në mes të myslimanëve dhe të tjerëve.

Në fakt, në qoftë se themi se ndalimi për shitjen e mishit të derrit në origjinë është shitja e tij jomuslimanëve, nuk do ishte thënie e gabuar, sepse është e ditur se muslimani nuk do e blejtë mishin e derrit: çfarë do të bëjë ai me të kur ai e di se Allahu e ka ndaluar?

Njejtë pyetësi thotë se “derri ka ekzistuar në kohën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe në qoftë se ai kishte dëshiruar ta ndalojë apo ta mallkoj atë, do e kishte bërë siç bëri me alkoolin” gjithashtu nuk është e saktë, sepse nuk është patjetër që gjatë ndalesës së një gjëje i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ta mallkon atë që e vepron atë ndalesë, por mjafton që ai ka ndaluar apo ka deklaruar se ajo është haram, pasi ai ndaloi shitjen e mishit të derrit.

Së katërti:

Në lidhje me marrjen e parave, tani pasi që ju e dini se është haram, më së miri për ju është që të refuzoni ato para, posaçërisht marrja e juaj e këtyre parave është një lloj miratimi për atë që pronari i kompanisë është duke bërë. Ju keni për detyrë ta këshilloni atë, që ai ta le këtë punë të ndaluar. Kushdo që le diçka për hir të Allahut, Allahu do të kompensojë atë me diçka më të mirë se ajo.

Në lidhje me paratë që ke marrë më herët para se të kuptosh se është haram, nuk është mëkat për ju, me lejen e Allahun. Allahu ne ajetet e kamatës thotë:

E kujtdo që i vie këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij. E, vendimi për këtë i takon Allahut.” Bekare, 275

Lusim Allahun të ju furnizojë me pasuri halla dhe të bereqetshme.

_________

islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Transmeton Ebu Davudi, 3488; shejh Albani e klasifiokon sahih në “Gajet Meram, 318”.

[2] Transmeton Buhariu, 1212; Muslim, 1581.

[3] “Sharh Muslim”, 8/11.

[4] Fetava Lexhneh Deimeh, 13/49.