A lejohet t’i mbylli sytë në namaz, nëse kjo më ndihmon të koncentrohem?

A lejohet t’i mbylli sytë në namaz, nëse kjo më ndihmon të koncentrohem?

0 1774


Pyetje: selamu alejkum hoxhë! Desha të di a bën të falim namaz me sy mbyllur, sepse unë në qoftë se i mbylli sytë në namaz më shumë koncentrohem? All-llahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Mbyllja e syve në namaz, pa nevojë, konsiderohet një vepër e papëlqyer (mekruh) te një numër i madh i dijetarëve. Disa prej tyre këtë përfundim e mbështesin duke thënë se është vepër e çifutëve në lutjet e tyre dhe muslimani nuk duhet të ngjasoj me ta[1] kurse disa të tjerë duke theksuar se çdo pjesë e trupit ka pozicionin e tij të caktuar që paraqet adhurimin e tij, prandaj shikimi në vendin e sexhdes është adhurimi i syve në namaz dhe nuk duhet pa pas nevojë të ndryshohet ky pozicion ngase i Dërguari kështu ka vepruar.[2]

Ibnul Kajjimi thekson se më e preferuara është ajo që namazliun e bën më të qetë në namaz, prandaj nëse hapja e syve i ndihmon në këtë, atëherë ajo është veprimi i duhur, mirëpo nëse mbyllja e syve i ndihmon që të koncentrohet për shkak ekzistimit të gjërave që e dekoncentrojnë, atëherë mbyllja është veprimi i duhur.[3]

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Reudul Murbi: 1/95

[2] Badaiu Sanai: 1/503

[3] Zadul mead: 1/283

GJITHASHTU NË ALBISLAM