A ta ndërpres tavafin atëherë kur fillon hutbeja e xhumasë?!

A ta ndërpres tavafin atëherë kur fillon hutbeja e xhumasë?!

0 1562

Pyetje: Nëse jam duke bërë umre në ditën e premte dhe imami mban hutben e namazit të xhumasë, atëherë në aso kohe a mund të bëjë tavaf apo s’ajë, apo më shumë përparësi ka që të dëgjojë hutben dhe të presë derisa të mbarojë?!

Përgjigje: Them se ai i cili ka fat të arrijë në Qabe, le ta falënderojë Allahun, ngase vërtetë është në një mirësi të madhe. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!- ka thënë: “Një namaz në Mesxhdul-haram është më me vlerë se njëqind mijë namaze të falura diku tjetër!”[1] Paramendo vëlla, njëqind mijë namaze! Nëse e falë aty xhumanë, është po sikur t’i kishe falur njëqind mijë namaze të xhumasë diku tjetër. Po sikur të kesh ymër njëqind vjet, vallë a do të arrish dot të falësh njëqind mijë vakte namaz?! Pra, vërtetë, ndalu pak dhe mendo se ç’mirësi e madhe është kjo.

Atëherë, vallë a përkon që pasi të ka begatuar Allahu me këtë mirësi të madhe, pra ke arritur në Qabe në kohë të namazit të xhumasë, ti në vend që të falësh, angazhohesh me umre dhe nuk e falë xhumanë. Subhanallah! Ulu, dëgjoje hutben! Hutbeja është pjesë e namazit të xhumasë ashtu siç dihet mirëfilli. Pra pasi të mbarojë hutbeja dhe namazi i xhumasë, kryeje umren tënde dhe mos u bëj neglizhent ndaj këtij hajri të madh.

Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[2]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Ahmedi në “Musned” (14,972, 14,399), Ibën Maxhe në “Sunen” (1,396), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (3,840), e të tjerë nga hadithi i Xhabir ibën Abdullah, -radijallahu anhu!-. E ka rradhitur ndër sahihe Shejh Albani në “Sahih ibni maxhe” (1,163), “Sahihul-Xhami” (3,838, 4,211) dhe “Irvaul-Galil” (4/146). Sh. P.

[2] Fetvaja me nr. 9, nga episodi me nr. 1, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 14.09.1429h.