Transmetohet prej Ebu Musa El-Eshari
se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:
“Kur sëmuret robi ose udhëton i shkruhet shpërblimi i plotë sikur ka vepruar kur ka qenë I shëndoshë në shtëpi.”
Shënon Buhariu N: (2996)
Ibn Uthejmini, dijetari kolosal thotë:
“Të arsyetuarve ju shkruhet shpërblimi i plotë sikur të ishin falur me xhemat, nëse e kanë falur namazin me xhemat përderisa kanë qenë të shëndoshë.”
Libri: Sherh mumti (323/4)
Arsyet për mosdalje në xhami janë:
1. Sëmundja.
2. Frika ( si që është frika prej sëmundjeve ngjitëse).
3. Kur bjen shi.
4. Kur është ushqimi prezent i jepet përparësi ushqimit para namazit me xhemat.
5. Ngrënia e hudrës ose qepës.
6. Nevojat fiziologjike.
7. Udhëtari.
Përndryshe nuk i lejohet besimtarit që ta braktis namazin me xhemat.
Allahu e largoftë këtë sëmundje dhe e lusim Allahun që sa më shpejtë të falemi në xhami.
Amin
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani