Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI
Nga zemra e Maqedonisë së Veriut, ndjekim me gëzim hapin historik që u shënua me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes Bashkesise Islame në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë së Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Ky memorandum nuk është thjesht një marrëveshje, por një mesazh i qartë për botën se Mbretëria e Arabisë Saudite mbetet udhëheqëse në mbështetjen e çështjeve islame në nivel botëror, dhe se kujdesi i saj shtrihet deri edhe në skajet më të largëta të botës, këtu në Maqedoni.
Si qytetar dhe hulumtues për çështjet islame, e shoh këtë nismë si një shenjë historike që regjistrohet në historinë e veprimtarisë islame në rajonin tonë. Mbretëria e Arabisë Saudite, nën udhëheqjen e saj, konfirmon sërish rolin e saj udhëheqës si mbrojtëse e identitetit islam, mbështetëse e dijes dhe thirrjes islame, dhe frymëzim për popujt myslimanë kudo që gjenden.
Në këtë kontekst, ne e vlerësojmë dhe e çmojmë rolin udhëheqës e përforcues që ka luajtur Ministri i Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit, Shkëlqesia e Tij, Shejh Dr. Abdul Latif Alu Sheikh, në realizimin e kësaj nisme historike. Ai mishëroi vizionin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen e veprimtarisë islame jashtë vendit dhe u kujdes që ky bashkëpunim të jetë një model global në forcimin e dijes, thirrjes dhe aktualitetit.
Me përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë, u vendosën themele të forta për këtë bashkëpunim, çka pasqyron kujdesin e thellë të ministrisë për forcimin e unitetit islam dhe përhapjen e vlerave të pastra islame në Evropë, duke dëshmuar se ministri po vepron në mënyrë praktike për të realizuar një ndikim të prekshëm dhe të qëndrueshëm.
Ky bashkëpunim për ne nuk përfaqëson vetëm një mundësi për zhvillimin e projekteve islame edukative, dhe kulturore, por është edhe një mesazh shprese për çdo mysliman në Maqedoninë e Veriut se ka dikush që e mbështet dhe kujdeset që ai të gëzojë mundësitë më të mira për dije, da’ve.
Veçme është e ditur se Mbretëria e Arabise Saudite nuk është e largët nga realiteti i myslimanëve në Evropë, por është zemra që rreh për çdo çështje islame, sado të mëdha të jenë distancat.E shoh këtë memorandum si një konfirmim të diçkaje thelbësore: se veprimtaria islame e frytshme ka nevojë për një vizion të qartë dhe mbështetje institucionale, dhe se Arabia Saudite, me vendosmërinë dhe udhëheqjen e saj, përfaqëson një model të vërtetë në këtë drejtim.
Të gjithë shpresojmë që ky bashkëpunim të bëhet bërthama e projekteve më të mëdha e më të thelluara që do t’i sjellin dobi tërë umetit islam.Jemi të bindur se ky bashkëpunim historik do të hapë horizonte të reja për diturinë, arsimin dhe thirrjen islame në Maqedoninë e Veriut, dhe do të shërbejë si shembull që duhet ndjekur në forcimin e unitetit islam dhe mirëkuptimit mes popujve.
Po ashtu, ai dërgon një mesazh për çdo mysliman se shpresa gjithmonë ekziston dhe se puna e sinqertë dhe nismat e mbara sjellin ndryshim të vërtetë e të qëndrueshëm, që e ardhmja të jetë më e ndritshme për gjeneratat që vijnë, dhe të realizohen aspiratat tona në përhapjen e diturisë, islamit dhe kultures islame në zemër të Evropës.
