Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë si helmi: të lëndojnë me fjalët para se të lëndojnë me veprat, të helmojnë atmosferën me ironinë dhe negativitetin e tyre. Por, si duhet të sillet një njeri i mençur me këto “karaktere të vështira”?
Përgjigjja jote nuk duhet të jetë gjithmonë reagim i menjëhershëm. Përkundrazi, ka tre strategji që i japin dinjitet reagimit tënd:
1. Forca e mençur (si mëzati i zgjuar)
Kur dikush vazhdimisht provokon, sepse mendon se ti nuk do të reagosh! Mos bëj si mëzati që sulmon verbërisht, por si ai që godet kur është e nevojshme.Thuaj me vendosmëri: “Ky fjalim është i papranueshëm, dhe më fyen!”Kujto: Fjala e matur mund të ulë mendjemadhin pa e poshtëruar.
2. Ftohtësia e qetë (si akulli që nuk thyhet)
Kur përballë ke një të pamatur, që flet vetëm për të tërhequr vëmendjen.Injoroje. Mos ia jep dhuratën e reagimit.Vazhdo bisedën me të tjerët sikur ai as që ekziston.Kujto: Ndërsa budallai bërtet, i urti hesht… dhe fiton.
3. Mbrojtja e zgjuar (si avokati i vetvetes)
Kur dikush përpiqet të të dëmtojë para njerëzve të rëndësishëm për ty.
Flit me logjikë, jo me zemërim.
Përgjigju me maturi: “Ky është stili im, nuk ndjek modën, por elegancën time.”Kujto: Njeriu i fortë nuk e ofendon, ai sqaron – sepse beson në vlerën e vet.
Fuqia është në zgjedhjen tënde
Mos e harxho energjinë për ata që nuk e meritojnë.
Mos u bë pjesë e lojës së tyre, sepse loja e tyre është të të provokojnë.Ji si lumi: edhe kur kalon mbi gurë, nuk ndalet, por i bart qetësisht në breg dhe vazhdon rrjedhën.Thesari i urtësisë qëndron në heshtje:“…kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe” (Furkan: 63)
Sepse heshtja përballë marrëzisë nuk është dobësi – është madhështi. Dhe nganjëherë… edhe heshtja godet më fort se fjala.
Hoxhë Agim Bekiri 12/05/2025