BESIMI NË KADERIN E ALLAHUT (3)

BESIMI NË KADERIN E ALLAHUT (3)

0 2830

Ashtu siç e sqaruam, nuk arsyetohet njeriu me kader nëse nuk i kryen gjërat obligative apo i vepron gjërat e ndaluara ( mëkatet).

Andaj, argumentimi dhe arsyetimi i njeriut në këtë rast me kader është gabim në shumë aspekte, siç vijon:

  1. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do t’i bënim shok Atij as ne as baballarët tanë, dhe asgjë të ndaluar nuk do të punonim”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.” (En’am: 48). Nëse ata do t’u arsyetoshin dhe argumentoheshin me kader, atëherë Allahu nuk do t’i dënonte.

  1. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“(Na kemi dërguar) pejgamberë, sihariques dhe lajmërues (frikën), që njerëzit të mos kenë ndonjë vërejtje ndaj Allahut, pas ardhjes së pejgamberëve. Se, Allahu, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Nisa: 165). Nëse kaderi do të ishte argument dhe arsyetim për kundërshtarët e Islamit, atëherë nuk do të ishte i nevojshëm dërgimi i pejgamberëve, sepse pastaj kundërshtimi i tyre pas dërgimit të pejgamberëve do të ndodhte po me kaderin(caktimin) e Allahut.

  1. Transmetohet nga Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ka ndonjë prej jush që nuk i është caktuar vendi i tij, në xhehenem ose në xhenet.” Një burrë prej të pranishmëve që ishin aty tha: A t’i mbështetemi kësaj fjale që e the, o i Dërguar i Allahut? Ai,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- tha: “Jo, por ju punoni, se gjithçka ju është lehtësuar. Pastaj lexoi fjalën e Allahut: (فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ) “Kush jep sadaka dhe ruhet nga gjunahet (është i devotshëm), do t’ia lehtësojmë atij për më të lehtën.” (Sure el Lejl: 5). Në transmetimin e Muslimit: “Çdonjërit prej jush, i është lehtësuar puna, për të cilën është krijuar.” (Shënuan: Buhariu dhe Muslimi).

Andaj Pejgamberi, alejhi selam, na urdhëroi të punojmë dhe ndaloi t’i mbështetemi vetëm kaderit (caktimit).

  1. Nuk ka dyshim se Allahu e ka obliguar diçka njeriu si dhe e ka ndaluar diçka njeriun. Porse, njeriu duhet ta dijë se Allahu nuk e ka ngarrkuar me diçka që njeriu nuk mund ta bartë apo kryej atë. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

 “Andaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” (Tegabun: 16).

“Allahu nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon.” (Bekare: 286). Andaj, nëse njeriu do të ishte i obliguar të vepronte, atëherë do të ishte i obliguar të vepronte edhe gjërat që nuk do të mund t’i vepronte. Por, një kuptim i tillë është gabim. Nëse ndodh që njeriu ta veprojë një mëkat me xhehël (injorancë), me harresë ose me detyrim, atëherë nuk llogaritet gjynahqarë, sepse në këtë rast ai arsyetohet.

  1. Kaderi (caktimi) i Allahut është i fshehur dhe sekret (e dinë vetëm Allahu). Kaderi nuk mêsohet, porse ai kuptohet dhe dihet vetëm pasi të ndodh. Dëshira e njeriut, për veprën që ai vepron, ndodh para punês së tij dhe ajo nuk bazohet mbi diturinë e caktimit (kaderit) të Allahut. Dhe, në këtë mënyrë, nuk mbetet më argument dhe arsyetim me kader, sepse nuk posedon argument njeriu për diçka qê ai nuk e di apo është e panjohur për të.

Vazhdon..

Autor: Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM