BESIMTARI ËSHTË SI BLETA

BESIMTARI ËSHTË SI BLETA

0 4167

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Abdullah ibn Amr, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit (të vërtetë) është si shembulli i bletës, e cila nuk ha tjetër veçse të mirën dhe nuk jep veçse të mirën, dhe kur ajo zbret nuk thyen dhe nuk dëmton.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ngjasoi besimtarin me bletën. Ky është ngjasim i llojit me lloj për nga dobia, që nënkupton se gjitha virtytet e lavdëruara tek bleta janë edhe tek besimtari, e disa prej tyre i numëroi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, prej atyre që ia vlen të përmenden, dhe ia la vetë lexuesit krahasimet dhe dallimet tjera.

Fillojmë me atë që filloi i dërguari sal-Allahu alejhi ve selem, duke i përmendur cilësitë më kryesore të bletës, që janë se; ajo hanë vetëm të mirën, e nxjerr vetë të mirën nëse ajo bie në një degë nuk e then atë, dhe nuk e prish.

Ky grup cilësishë konsiderohen të veçanta për bletën për dallim prej insekteve tjera, nuk ka insekte tjera nga të cilat përfitohet nga prodhimi i tyre sikur bleta, nuk ka insekte tjera të cilat zgjedhin ushqimin e tyre sikur bleta, ajo kujdeset për lulet, për kopshtet, për burbuqet, me një përkujdesje të ngrohtë, po ashtu kujdesi i saj për lulet është pjelmim për to.

Bleta ushqehet dhe thith nektarin e luleve erëmirë, për këtë mjalti më i mirë është ai malor të cilën e zgjedh vet bleta. Mjati që del nga barku i saj, është sekrecioni më i mirë dhe më dobiprurës, për këtë Allahu e lavdëroi në Kuran.

Bleta për nga natyrshmëria e saj nuk kafshon pos atë që e dëmton, ajo bërtet në çdo vend, kur të sheh ndonjë kafshë, apo njeri që e frikësojnë, e nuk është si grerëza e cila mund të sulmon për një lëvizje më të vogël.

Në botën e bletëve, ekzistojnë virtyte të larta të cilat i njohin ata të cilët janë thelluar në shkencën e insekteve, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na solli neve një shembull rreth bletës, për gjërat që i njohin njerëzit në përgjithësi, që të jetë më i përafërt në kuptim, më i lehtë për ta medituar, të parafytyrohet dhe të ndiqet.

Tani!

Cilat janë cilësitë e një besimtari në dritën e përngjasimit që e bëri i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem?

Besimtari është i mirë.

Besimi i ngulitur në zemrën e tij largon çdo të keqe dhe mënjanon çdo njollosje, pra kur besimtari të jetë i mirë dhe brendësia e tij të jetë e mirë, bëhet vendburrim i të mirave, strehë e bukurive, andaj, nuk sheh besimtarin vetëm se ai pranon të mirat.

Fitimi i tij është i mirë.
Shpenzimi i tij është i mirë.
Fjalët e tija janë të mira.
Veprat e tija janë të mira.
Adhurimet e tija janë të mira.
Ushqimi i tij, pija, veshja e tij.

Këta merituan që melaqet t’u thonë ditën e Fundit: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!.” Zumer, 73.

Xheneti është vend i mirë që është i përgatitur për të mirët.

Dhe atë që e le besimtari tek të tjerët është e mirë, po si ajo bleta, prej nga përfitojnë njerëzit.
Kur ai të realizon një punë, ajo është e mirë.
Kur ai të mëson një shkencë, ajo është e mirë, u bën dobi njerëzve.
Besimtari është si bleta, nuk bie në plehër, nuk është si miza, e cila sillet rreth e qark mbeturinave e papastërtive.
Kur ai të sheh një të metë e përmirëson atë.
Kur sheh mangësi, ai e plotëson dhe e zbukuron.
Nuk i kërkon gabimet e të tjerëve, nuk e bën atë cak të punëve të tija, dhe nuk e humd kohën në vogëlsira.
Ai nuk i pason gabimet e njerëzve.

Bleta kur bie në një degë nuk e then atë, sepse është e lehtë, e shkathët në lëvizje.

Njashtu edhe besimtari! Kur ai dëshiron të shërron një çështje, dhe kur ballafaqohet me një problem, ai nuk e shkatërron atë çështje e ta shtrembëron, por qëndron në degët e problemeve, sikur ajo bleta me letësi e shkathtësi, e shërron problemin, sikur ajo bleta e cila e thithë nektarin e luleve duke qëndruar në degët duke mos i thyer ato, nuk ka një problem që i kanoset besimtarit vetëm se ai del prej atij problemi me mirësi.

Bleta nuk prish gjatë udhëtimit dhe lëvizjes së tij.

Njashtu edhe besimtari, ec në çdo vend e në çdo kohë, i dobishëm për të tjerët por edhe vetë ai merr dobi, i ndihmon njerëzit, e përfiton shpërblim.

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith flet për vlerën e besimtarit, pasi që ai nuk ha vetëm se gjëra të mira, nuk burron prej tij gjë që i dëmton njerëzit, përkundrazi ai u bën dobi atyre.
  2. Besimtari është i dobishëm për çdo secili që shoqërohet apo kontakton me të, kur ta shoqërosh të sjell dobi, kur të konsultohesh me të të bën dobi, kur të ulesh me të sjell dobi. {do herë është i dobishëm.
    Kjo tregon për udhëimin e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem në thënien e tij: “Mos shoqëro dikë tjetër pos besimtarit, dhe të mos e ha ushqimin tënd dikush tjetër pos të devotshmit.”[2]
  3. Ai i cili nuk ka dert të kujdeset për ushqimin, pijen dhe fitimin e mirë, apo burrojnë prej tij fjalë e vepra që mund të jenë të dëmshme për të tjerët, kjo është një provë për besimin e tij të dobët.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Imam Ahmedi ne “Musned”, Shejh Ahmed Shakir dhe Shejh Albani e kanë vlerësuar sahih.

[2] Ebu Davud 2/675 me numër 4823. Tirmidhiu 4/600 me numër 2395, Shejh Albani e a vlerësuar hasen “Sahih Xhami’” me numër 7341.

GJITHASHTU NË ALBISLAM