SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK
Xhabiri, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarait është si shembulli i kallirit, herë qëndon drejtë e herë bie, ndërsa shembulli i jobesimtarit është si shembulli i pishës, qëndron drejtë derisa të bie e nuk e ndien.”1
DOBI TË PËRFITUARA NGA KY SHEMBULL
- Kultivimi është i bereqetshëm, që në farë dhe nga ajo që del prej saj. Andaj, të mbjellurat të cilat kultivohen, janë furnizim dhe ushqim i njerëzve, është bosht i jetesës. Njashtu edhe imani, është ushqim i zemrës, i shpirtrave, është bosht për jetesën e tyre, atëherë kur zemra e humb atë, ajo vdes. Me vdekjen e zemrës nuk shpresohet të ketë jetë, por është një shkatërrim që në dynja dhe në ahiret.
- Të mbjellurat qoftë edhe nëse janë të dobëta në formim, vetëm se përforcohen, duke u ndihmuar me ato që i ka përreth , përdallim nga pemët e mëdha, ato nuk e mbajnë njëra tjetrën. Njashtu edhe besimtarët në dashurinë, mëshirën, mirëqenien mes tyre, janë si një ndërtesë, e si një trup, kur një gjymtyrë e saj ankohet i gjithë trupi ndien dhimbjen e vuajtjen. Për këtë Allahu i Madhëruar, i solli të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe shokëve të tij, shembullin e të mbjellurave, Allahu thotë: “E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet (vertikalisht) në trungun e vet.” Fet’h, 29.
Ky ajet ka sjellë shembullin e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem dhe asaj me çfarë u dërgua, me farën e mbjellur, për shkak përfitimieve dhe mirësive të shumta që i jep, ndërsa shokët e tij u ngjasuan me filizat e vogla të cilat e forcojnë farën, e cila trashet derisa të drejtohet.
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
________
1- “Musned” i Imam Ahmedit 23/348 me numër 15154, Shejh Albani e vlerësoi sahih, shiko “Sahih el Xhami” me numër 5844.