Humbja e parë: E humb nofkën rob i Mëshiruesit, Allahu thotë: “E robërit e Mëshiruesit janë ata të cilët … dhe ata që e kalojnë natën duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.” Sureja Furkan, 63-64.
Humbja e dytë: E humb nofkën i devotshëm, Allahu thotë: “Të devotshmit, padyshim do jenë në kopshte dhe burime … ata kanë fjetur pak natën po edhe në agim kërkonin falje.” Sureja Dharijat, 15-18.
Humbja e tretë: E humb nofkën e falësit gjatë natës dhe nofkën e mentarit, Allahu thotë: “(A më i mirë është ky) apo ai që bën lutje natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet (nga dënimi) i jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Vetëm mentarët i pranojnë këshillat.” Sureja Zumer, 9.
Humbja e katërt: E humb pozitën e dalluar të atyre që qëndrojnë natën në këmbë, Allahu thotë: “Ata nuk janë të njëjtë. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë versetet e Librit të Allahut dhe ata biejnë në sexhde.” Sureja Ali Imran, 114.
Humbja e pestë: E humb shansin për t’iu përgjigjur lutjeve të tija, sikir që Allahu begatoi Zekerijan (alejhi selam), Allahu thotë: “E thirën atë engjëjt, duke u lutur ai në këmbë, në mihrab (e i thanë): “Allahu po të sihariqon ty me Jahjanë, (i cili do të jetë) vërtetues i fjalës së Allahut, (dhe do të bëhet) udhëheqës (i popullit), ruajtës i vetvetes dhe (do të jetë) nga pejgamberët, pasardhës i atyre të mirëve.” Sureja Ali Imran, 39.
Humbja e gjashtë: Humb shpërblimin që veprat e mira t’ia shlyejnë veprat e këqija, e që një prej kushteve është falja e namazit në errësirën e natës, Allahu thotë: “Dhe kryeje namazin në mëngjes dhe mbrëmje dhe me një kohë të natës. Me të vërtetë, veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” Sureja Hud, 114.
Humbja e shtatë: Humb shansin që Allahu ta ringjall në pozitën e lavdëruar, Allahu thotë: “Dhe, kaloje ti një pjesë të natës (duke bërë namaz), si shtojcë të lutjes vetëm për ty! Është shpresë, se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar.” Sureja Isra, 79.
Humbja e tetë: E humb kënaqësinë të cilën Zoti ia premtoi, Allahu thotë: “dhe lavdëroje (Perëndinë) në orët e natës dhe në kohërat e ditës, për të qenë ti i kënaqur.” Sureja Taha, 130.
Humbja e nëntë: Humb kujdesin e Allahu që e premtoi për atë që falet me tevekul ndaj Tij, Allahu thotë: “Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin, i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz) dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde.” Sureja Shuara, 217-219.
Humbja e dhjetë: Humb durimin ndaj gjykimit të Allahut, Allahu thotë: “E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh, dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve!” Sureja Tur, 48-49.
Humbja e njëmbëdhjetë: Humb atë që Allahu ka fshehur për namaz falësit prej kënaqësive, Allahu thotë: “Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.” Sureja Sexhde 17.
“Me të vërtetë, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Zoti e ka caktuar gjatësinë e ditës dhe të natës.” Sureja Muzemil, 20.
Pas gjithë kësaj humbje të mëdha, do të vazhdojmë të humbim namazin e natës?
Falu! Qoftë edhe 2 rekate.
O Allah! Na ndihmo që ty të përmendim, ty të lavdërojmë, dhe në formën më të mirë të të adhurojmë, Ti je i Gjalli i përhershmi.
Përktheu: Shpend Zeneli