Pyetje: cila është vlera e dhjetë ditëve të muajit dhul hixhe?
Përgjigje: dhjetë ditët e dhul hixhes janë ditët më të mira të vitit. Allahu i madhëruar është betuar në këto ditë “pasha dhjetë netët” (Fexhër: 2)
I dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se këto dhjetë ditë! Thanë as xhihadi në rrugë të Allahut?! Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut përpos atij që del (në këtë rrugë) për të flijuar shpirtin dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu 2/457)
Mu për këtë, besimtari duhet që këto ditë t’i pres e përcjellë me vepra të mira duke venduar theksin mbi: pendimin, agjërimin, dhikrin dhe adhurime të tjera.
Burimi: albislam.com
Agim Bekiri