- Kam mësuar se mungesa e disa prej njerëzve që i kemi menduar si të mëdhenj në jetën tonë mund të na ndihmojë të zbulojmë njerëz edhe më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm.
- Motet e qeta nuk ndërtojnë marinarë të shkathët.
- “Impononi personalitetin tuaj me përsosmëri, përkushtim dhe dashuri, jo me këshilla, nxitje dhe pakënaqësi.”
- Gjithmonë ekziston një fjalëkalim sekret për çdo person dhe nëse e zbulojmë mund të ndezim tek ai entuziazmin.
- “Mos ruani mesazhe në stomak sepse mund të helmoheni.”
- “Mos ki turp nga gabimet e djeshme, ato të bënë me këtë forcë dhe urtësi që ke sot.”
- “Mos lejoni që dikush të shohë thyerjen tuaj.”
- Ngjitja lartë është e bukur, por më bukur është të jetë në mënyrë graduale.
- “Mendo mirë për të gjithë, gjoksat tonë janë plot me sekrete dhe vuajtje, të cilat po t’i zbulonim, do të mëshironim njëri-tjetrin dhe askush nuk do të mbante mëri ndaj tjetrit”.
- “Mendoj se gjëja më e mirë që mund të bësh për dikë është ta bësh të ndihet i rëndësishëm. Njerëzit dëshirojnë ta dëgjojnë një gjë të tillë edhe nëse e dinë. Mbyllja e fjalëve të ëmbla brenda nesh i bën ato të grumbullohen, të ndryshken dhe të na helmojnë.”
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri