Mëkati është për qëllim (الذَّنْبِ njëjës; الذُّنُوبُ shumës) dhe e keqja është për qëllim (السَّيِّئَةِ njëjës; السَّيِّئَاتُ shumës)
Në tekstet e Kur’anit dhe sunetit të dërguarit, (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) shkeljet e urdhrave të Allahut të Madhëruar përshkruhen si mëkate dhe si e keqe.
Dijetarët janë munduar për të shpjeguar dallimin mes dy termeve dhe kanë dhënë disa mendime.
1) Ka nga ata që mëkatin (ذنب) e veçojnë me llojin e mëkateve të mëdha, kurse të keqen (سيئة) me llojin e mëkateve të vogla.
Ibën Kajim (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: “Kudo që përmenden mëkatet (ذنوب) në Kur’an, ato janë mëkatet e mëdha, dhe kudo që përmenden të këqijat (سيئات), ajo që nënkuptohet janë ato të voglat.
Kur meditojmë ajetet e Kuranit gjejmë:
• Fjala (falje – الْمَغْفِرَةُ) vje në raport me mëkatet e mëdha.
• Fjala (shlyerje – التَّكْفِيرُ) përdoret në raport me të këqijat, të voglat.
Allahu i Madhëruar thotë: “O Zoti ynë, na i fal ( فَاغْفِرْ لنا ذُنُوبَنا) mëkatet tona dhe na i shlyej (وَكَفِّرْ عنا سيِّئتنا) të këqijat tona”. Al Imran: 193
Dëshmia se veprat e këqija janë mëkatet e vogla dhe shlyerja vlen për to, është thënia e Allahut të Madhëruar: “Nëse u shmangeni atyre të mëdhave që ju janë të ndaluara, Ne do t’jua shlyejmë (نُكَفِر) të këqijat tuaja”. En-Nisa: 31
Dhe në Sahih Muslim, nga hadithi i Ebu Hurejrës, se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) thoshte: Pesë namazet ditore, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazan janë shlyerje (مُكَفِرَاتٌ) për atë që është ndërmjet nëse shmangen nga mëkatet e mëdha.
2) Një mendim tjetër thuhet: Mëkatet (الذنوب) janë mëkatet ndërmjet robit (njeriut) dhe Zotit, kurse veprat e këqija (السيئات) janë mëkatet që kanë të bëjnë me të drejtat e njerëzve, si përgojimi, vjedhja, padrejtësia etj.
3) Çështja në emërtim është e afërt mes tyre; Sepse ajo që kërkohet është që njeriu t’i shmanget asaj që Allahu e ka ndaluar, qoftë ajo që quhet mëkat apo vepër e keqe, prandaj disa dijetarë i kanë interpretuar me një kuptim të dy termet, por përdorimi i tyre ndryshon sipas kontekstit.
Dhe se kur përmenden veçmas secili prej tyre përfshin tjetrin, siç u përmend më lart, kështu që thënia e Allahut Fuqiplotë: “Ai ua shlyen të këqijat e tyre”, ka të bëjë me gjynahet e vogla dhe të mëdha, duke i fshirë ato dhe duke i mbrojtur nga e keqja e tyre. Shlyerja përdoret edhe në raport me veprat më të këqija, siç ka thënë Allahu i Madhëruar “Që Allahu t’ua shlyejë më të keqen e asaj që kanë bërë”.
Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej të këqijat dhe le të vdesim me të mirët.
Përgatiti hoxhë Shpend Zeneli