1. Dituria me të cilën nuk veprohet, veprat pa sinqeritet dhe bidatet në fe.
2. Pasuria që nuk shpenzohet; Pronari i saj as që kënaqët me të në këtë botë e as që e dërgon para -vete në ahiret.
3. Zemra e zbrazët nga dashuria ndaj Allahut, subhanehu ue teala, e cila nuk mallëngjehet për Allahun, për afrimin pranë Tij.
4. Trupi i cili nuk i nënshtrohet Allahut, subhanehu ue teala, duke e shërbyer Atë.
5. Dashuria (ndaj Allahut) e proklamuar e cila nuk vërtetohet me zbatim të urdhrave të Tij.
6. Koha e humbur pa përfituar dobi dhe vepra që afrojnë pranë Allahut, subhanehu ue teala.
7. Mendja e cila lodhet duke menduar për gjëra pa vlerë.
8. Shërbimi i atij që nuk të afron tek Allahu e as që përfiton nga ai në këtë botë.
9. Frika jote dhe mbështetja tek ai i cili është nën sundimin e Allahut, i cili nuk mund t’i sjell vetes as dobi e as dëm. Në dorën e tij nuk është as jeta e tij, as vdekja e tij dhe as ringjallja e tij.
10. A e dini cila është humbja më e madhe, humbja e cila është esencë e çdo humbjeje: Ajo është humbja e zemrës dhe humbja e kohës. E ka humbur zemrën ai i cili i ka dhënë përparësi kësaj jete para ahiretit dhe nuk e humb kohën përpos njeriut të cilin e ka mashtruar shpresa për jetë të gjatë. Është i prishur në esencë ai tek cili tubohen dy gjëra pasimi i epshit dhe shpresa për jetë të gjatë dhe ka shpëtuar ai që pason udhëzimin dhe përgatitet për ditën e takimit (Kijametin). All-llahun e lusim që të na ndihmon.
Shkëputur nga libri “El Fevaid” të Ibën Kajjimit fq.384-385.
Redaktor Ali Hasen El Halebiu
Solli në shqip: Talha Kurtishi
Burimi në gj. shqipe: albislam.com