DISA FJALË NË LIDHJE ME LUTJEN

DISA FJALË NË LIDHJE ME LUTJEN

0 947

Lutja është lidhshmëria e robit me Krijuesin e tij. Robi me lutje tregon respektin ndaj Zotit të tij (Allahut të Gjithëmëshirshmit). Ai nëpërmjet lutjes kërkon atë që është e dobishme për të, apo t’i largohet ndonjë e keqe, apo ta përmirësojë gjendjen, apo lutet për nevojat që ka, apo edhe për tjerët që ua do të mirën, etj.

Pra, lutja është një adhurim ndaj Allahut, andaj edhe shmangia nga ajo është një neglizhencë e madhe dhe mendjemadhësi.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ”.

Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!“ Gafir: 60

I dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“الدُّعَاءُ هُوَ الْعِبَادَةُ”.

Lutja, ajo është adhurimi

Tra. Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Alabani e ka vlerësuar sahih.

Po ashtu ka thënë:

“مَنْ لَمْ يَسْأَلْ اللَّهَ يَغْضَبْ عَلَيْهِ”

Kush nuk i lutet Allahut, Ai zemërohet ndaj tij.”

Tra. Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Hakimi e ka vlerësuar sahih dhe me të është dakorduar Dhehebiu. Albani e ka vlerësuar hasen.

Lutja është gjë e lehtë, andaj ata që braktisin lutjen llogariten më të dobëtit.

I dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“أَعْجَزُ النَّاسِ مَنْ عَجَزَ عَنْ الدُّعَاءِ وَأَبْخَلُ النَّاسِ مَنْ بَخِلَ بِالسَّلَامِ”.

Njerëzit më të dobët janë ata tregohen të pamundshëm në lutje (nuk luten) dhe më kopracët janë ata që bëjnë kopraci në përshëndetje (selam).

Tra. Ibn HIbani dhe Albani e ka llogaritur sahih

Ai që lutet mendjen e tij e ka të lidhur me Allahun.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë:

“يقول الله عز وجل: أَنَا عِنْدَ ظَنِّ عَبْدِي بِي وَأَنَا مَعَهُ إِذَا دَعَانِي”.

“Unë jam te mendimi i robit Tim për Mua dhe Unë jam me të kur ai më lutet.”

Tra. Muslimi

Lutja (duaja) është një dëshmi për atë që lutet se është respektues i Allahut të Madhëruar dhe kjo e bën atë që të jetë i nderuar nga Zoti i tij.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“لَيْسَ شَيْءٌ أَكْرَمَ عَلَى اللَّهِ تَعَالَى مِنْ الدُّعَاءِ”.

“Nuk ka gjë më të ndershme për Allahun e Madhëruar se sa lutja (duaja).”

Tra. Buhariu dhe tjerë

Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 596