Gjërat që duhet pasur parasysh besimtari musliman gjatë leximit të Kur’anit!
Për lexuesin e Kuranit ka disa rregulla që ai duhet t’i dijë dhe t’i praktikojë ato,në rastet kur ai dëshiron të lexojë Kur’an.
Disa rregulla kanë të bejnë me vetë lexuesin,disa të tjera me vendin në të cilin lexon, dhe mënyren e fillimit të leximit.
E PARA: PASTËRTIA E TRUPIT DHE VENDIT
Pra, pëlqehet që lexuesi të jetë i pastër (me abdes). Mirëpo,edhe nese ndodh të lexojë pa abdes i lejohet një gjë e tillë, me koncenzus të dijetarëve musliman (lexim përmendësh, nga celulari apo me mjet tjetër).
Kurse, nuk i takon besimtarit musliman të lexoj direkt nga Mus’hafi, duke e prekur atë, ndryshe veçse duke qenë i pastër (me abdes).
Nuk lejohet leximi direkt i Kur’anit (duke e prekur) nga personi xhunub (i pa pastër), dhe nga femra me mestruacione (të përmuajshmet).
Mirëpo nëse i bënë Tesbih Zotit (Sub’hanAllah, Elhamdulilah, Lailahe il Allah, Allahu Ekber), ose të thërret Ezanin, lejohet një veprim i tillë.
Pëlqehet që besimtari ta pastrojë gojën e tijë me Misvak ose brushë, para se të fillojë leximin e Kur’anit.
Gjithashtu pëlqehet që leximi i Kur’anit të bëhet në një vend të pastër, mu për këtë arsye disa dijetarë kanë preferuar që leximi i Kur’anit të bëhet në xhami, duke e ditur se xhamia është vend i pastër dhe i bereqetshëm.
Dijetarët, kanë urryer leximin e Kur’anit në vendet jo të pastra, siç janë; banjot, vendet ku kryhen nevojat fiziologjike.
E DYTA: ISTIADHEJA DHE BESMELEJA
Besimtari kur dëshiron të lexojë Kur’an, i preferohet atij të fillon me Istiadhen dhe Besmelen para se të lexon diç nga Kur’ani.
Forma e përzgjedhur e Istiadhes dhe besmeles është:
( Eudhu bilahi min esh-shejtani er-rraxhim، Bismilahi er-rahmeni er-rahim)
( أعوذ بالله من الشيطان الرجيم , بسم الله الرحمن الرحيم )
Argument është fjala e Allahut tea’la ;
( فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ)
(Kur të lexosh Kur’anin kërko mbrojtjen e Allahut prej djallit të mallkuar.)
-Sureja Nahl, ajeti 98
Të thënurit e Istiadhes dhe Besmeles para leximit të Kur’anit pëlqehet, çoftë ai lexim të jetë brenda Namazit apo jashtë tij.
Gjithashtu, është i pëlqyer shqiptimi i Besmeles në çdo fillim të sures, përveç në fillimin e sures Teube ( të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve).
E TRETA: ZBUKURIMI I ZËRIT GJATË LEXIMIT TË KUR’ANIT
Dijetarët kanë renë në ujdi (koncenzus), se është i pëlqyer zbukurimi i zërit gjatë leximit të Kur’anit, të këtij mendimi kanë sahabët, tabi’inët dhe dijetarët e mëvonshëm .
Mirëpo ata e kanë urryer (disa e kan ndaluar) zbukurimin e leximit në atë formë e cila i ngjason muzikës, apo duke e shoqëruar leximin e tijë me muzikë, sidomos kjo ndalesë theksohet edhe më shumë, nëse gjatë zbukurimit të zërit shkelen rregullat të cilat i kanë paraparë dijetarët e kiraetit dhe texhvidit.
Burimi; El mujesseru fi ilmi et-texhwidi.
Dr.Ganim Kaduri elHamed.
Nga Arabishtja; Majlinda Rexhepi Shabani