MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 27 )
Dobitë e besimit në librat e shpallura, janë:
1. Përmes besimit në librat e shpallura, muslimani arrin ta kuptojë urtësinë e Allahut në ligjet e Tij, duke i zbritur çdo popullit atë që i nevojitet.
2. Muslimani përmes librave të shpallura e kupton se si kujdeset Allahu për robërit e Tij, duke ia lehtësuar udhëzimin dhe kuptimin e ligjeve përmes shpalljes së librave.
3. Muslimani mëson nga librat e shpallura se si duhet falënderuar Allahu për mirësitë e Tij.
4. Muslimani mëson nga librat e shpallura se si duhet të adhurohet Allahu.
5. Muslimani mëson nga librat e shpallura se çka e ka obliguar Allahu të veprojë dhe çka e ka ndaluar të veprojë.
6. Mëson rrëfimet për popujt e mëparshëm dhe premtimet për t’i shpërblyerë vepërmirët dhe kërcënimet për t’i dënuar keqëbërësit.
Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmini
Nga arabishtja : Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com