DOMETHËNIA E MUAJVE HIXHRI

DOMETHËNIA E MUAJVE HIXHRI

0 1962

  1. Muharem

Muharem dmth i ndaluar.

Është quajtur kështu sepse arabët e kishin ndaluar luftën në këtë muaj. Kështu arabët këtë muaj e kanë llogaritur muaj të shenjtë.

I dërguari i Allahut e ka quajtu “Muaji i Allahut Muharem (i ndaluar, i shenjtë).

  1. Safer

Safër dmth zbrazët.

Ky muaj është quajtur kështu sepse shtëpitë e arabëve zbrazeshin në këtë muaj përshkak të kërkuarjes së ushqimit dhe për të ikur nga vapa.

  1. Rebiul-Evel

Rebi’a – dmth pranverë.

Është emërtuar me këtë emër pasiqë emërtimi i këtij muaji ka ndodhur në pranverë.

  1. Rebiul-Ahir

Poashtu edhe emërtimi i këtij muaji ka ndodhur në stinën e pranverës kështu që është dashur të thuhet ‘Ahir’ dmth tjetra, apo e dyta.

  1. Xhemadul-ula

Xhemad dmth ngurtësim.

Është quajtur kështu sepse emërtimi i ka ardhur në dimër kur ngrihej uji.

  1. Xhemadul-Ahire

Poashtu edhe ky muaj emërtimin e ka marrë në periudhën dimrore, andaj është thënë ‘ahire’ dmth tjetra, apo e dyta.

  1. Rexheb

Rexheb dmth karizmë, madhërim, frikrespekt dhe ngjajshëm.

Është quajtur kështu sepse arabët e kanë madhëruar këtë muaj duke e braktisuar luftimin në këtë muaj.

  1. Shaban

Shaban dmth degëzim

Është quajtur me këtë emër sepse arabët në këtë muaj janë degëzuar gjegjësisht janë shpërndarë në rrugë të ndrsyhme për luftim.

  1. Ramadan

Ramadan rrjedh nga ‘ramda’ vapë e madh.

Është quajtur me këtë emër pasiqë ka ndodhur në periudhën kur ka qenë vapë e madhe.

  1. Sheval

Sheval rrjedh nga folja ‘shevele’ që dmth se deveve u është mbarruar qumshti, kanë qenë në periudhë të urisë dhe pothuajse u janë ngjitur bargjet me shinë.

Kjo ka ndodhur në këtë muaj dhe e është emërtuar me këtë emër.

  1. Dhul-Kade

Pjesëza ‘dhu’ dmth pronësi, ndërsa ‘kade’ dmth ulje, pushim, ndejtje.

Është quajtur kështu, sepse arabët në këtë muaj kanë pushuar nga lufta.

  1. Dhul-Hixhe

Fjala ‘hixh-xhe’ dmth haxhi.

Arabët e kanë njohur haxhin në këtë periudhë dhe ky muaj e ka maruru emrin sipas haxhit dhë është quajtur ‘Dhul-hixhxhe’.

Përktheu: Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592