DREJTËSIA NË ISLAM

DREJTËSIA NË ISLAM

0 3841

MËSIME DHE POROSI ISLAME (60)

Kuptimi i drejtësisë në Islam; Të vendosurit e gjërave në vendin e duhur. Muslimani duhet të jetë i drejtë në çdo gjë; qoftë në fjalë, vepra, etj. Ai nuk i bën padrejtësi askujt, por është i drejtë në të gjitha gjërat. Drejtësia është prej moralit të lartë në Islam si dhe përmes saj fitohet kënaqësia dhe dashuria e Allahut.

Drejtësia manifestohet në shumë gjëra, disa nga to;

1. Drejtësia me Allahun; Pra, kjo realizohet duket mos i bërë shirk Atij në adhurim, duke iu bindur urdhërave të Tij, duke u larguar nga ndalesat e Tij, duke e përmendur shpesh Atë, duke mos e harruar Allahun, duke e falënderuar Allahun vazhdimisht si dhe duke mos e mohuar Atë apo mirësitë e Tij.

2. Drejtësia në gjykim mes njerëzve, duke ia dhënë hakun secilit prej njerëzve dhe duke mos anuar kah zullumi, si shkak i afërsisë familjare, miqësore apo shoqërore.

3. Drejtësia me fëmijët; Kjo realizohet duke mos bërë dallime mes fëmijeve, qoftë në veshmbathje, ushqim. Dhe, duke mos e shfaqur haptas para fëmijeve të tjerë se këtë e du më shumë se juve tjerëve, etj.

4. Drejtësia në fjalë; Kjo realizohet duke folur të vërtetën vazhdimisht, duke mos dëshmuar rrejshëm, duke mos gënjyer apo duke mos folur fjalë të kota.

5. Drejtësia në besim; Kjo realizohet duke mohuar të gjitha besimet e kota apo Akidet e devijuara dhe duke iu nënshtruar besimit dhe Akides së pastër dhe të shëndosh.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM