Dua të di se ç’duhet të mendoj kur falem?
E falënderoj Allahun, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem.
Namazi, pas shqiptimit të shehadetit, është adhurimi më i rëndësishëm në jetën e besimtarit dhe dështimi gjatë kryerjes së namazit është prej dështimeve më të mëdha, që shkaktojnë humbje në dynja dhe në ahiret. Për të qenë i përqendruar dhe i përulur gjatë namazit preferohen këto gjëra:
Të mendojmë për madhërinë e namazit me te cilin e madhërojmë Krijuesin tonë Allahun, subhanehu ue teala. Ji i bindur se Allahu të sheh dhe është në dijeni të plotë rreth asaj se çfarë po bën dhe çfarë po mendon. Kujtoje hadithin e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: Adhuroje Allahun sikur je duke e parë Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.
Analizoje faktin se prej përulësisë tënde në namaz varet se sa e madhëron Allahun ngase ai është lidhja e drejtpërdrejtë mes Allahut dhe robit të Tij. Mendo se si disa njerëz qëndrojnë të përulur dhe të nënshtruar para njerëzve dhe pyete veten si është qëndrimi im para Krijuesit, Sunduesit dhe Allahut të cilin e madhëroj dhe e adhuroj.
Mendo për vlerën e namazit i cili i fshin mëkatet që janë bërë, është vepra e parë të cilën do të japim llogari dhe është dallimi mes besimtarëve dhe jobesimtarëve. Namazi është si një lum që e kemi para shtëpisë në të cilin lahemi pesë herë brenda ditës. A thua vallë në trupin e njeriu mbesin njolla nëse lahemi pesë herë. E tillë është edhe çështja e namazit.
Kujtoja vetes vdekjen, fundin dhe mundësin që ky namaz të jetë namazi yt i fundit. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka porositur: fale namazin e atij që përshëndetet (me dynjanë).
Përgatitu mirë për namaz, me avdes të plotë, ec në këmbë deri na xhami dhe thuaj i lutjet e hyrjes në xhami dhe lutjen e ezanit. Tekbirin fillestar thuaj e bashkë me imamin.
Nëse heton se shejtani po mundohet të bëj cytje në namaz thuaj “Eudhu bil-lahi minesh shejtani radhim” dhe pështyj lehtë tre herë në anën e majtë. Kështu na ka porositur i dërguari i Allahut.
Gjatë faljes shiko në vendin ku do ta bësh sexhden, mos shiko djathtas, majtas dhe mos e ngrit shikimin drejtë qiellit.
Kujtoja vetvetes llogarinë që do ja japish Allahut për kohën që e ke harxhuar. Nëse edhe koha që e kalon në namaz nuk është kohë e mbushur me madhërim të Allahut dhe me lartësimin e Tij atëherë kjo është një humbje e madhe.
Mendo se cila është gjëja të cilën e shpresojnë të vdekurit? Dëshira e vetme e tyre është të kthehen në dynja qoftë edha sa të kryejnë një namaz. Ti je ende i gjallë pra shiko se si është halli i namazit tënd para se të vjen vdekja prej të cilës nuk ka kthim.
Mundohu që të ç’kyçesh prej dynjasë, mos lejo që të lësh përgjysmë ndonjë punë e pastaj të hysh në namaz. Punët që ke lënë përgjysmë (je i uritur, apo ke nevojë për toalet) i shfrytëzon djalli shejtani për cytje gjatë namazit.
Lexo ajete, të cilëve ua di kuptimin dhe mendo rreth porosive që në vete i ngërthejnë ato ajete.
Kujtoja vetes qëndrim para Allahut në ditën e Kijametit, shpërblimet e xhenetit dhe ndëshkimet e xhehenemit.
Këto ishin disa këshilla për të cilat e lus Allahun të na bëjnë dobi në namazit tonë dhe të bëhem prej të shpëtuarve cilësi e të cilëve është përulësia në namaz.
Allahut i takon dija absolute
Burimi në gj. shqipe: albislam.com