Pyetja: Nëse unë kam falur namazin farz, e më pas unë dua të fal edhe namaz vullnetar, a është mustehab që të shkojë në një vend tjetër në mënyrë që më shumë se një vend mbi tokë do të dëshmojë për mua?
Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut
Po, është e preferuar që të ndahet mes namazeve të detyrueshme dhe vullnetare duke folur ose duke lëvizur në një tjetër vend.
Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të kryhet ky namaz në shtëpi, për shkak se namazi më i mirë i njeriut është në shtëpi, përveç namazeve farz, siç është transmetuar në një hadith sahih nga Pejgamberi, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-.
Argument për ndarjen e përmendur është hadithi i transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij me numër 1463, nga Muavije, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, i cili ka thënë: Kur ju të keni përfunduar namazin Xhumasë, mos e lidhni atë menjëherë me një namaz tjetër, derisa ju të flisni ose të largoheni (nga xhamia), sepse i dërguari i Allahut, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, na urdhëroi të veprojmë ashtu, të mos falim namaz pas një namazi derisa të flasim apo të dalim.”
Imam Neveviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në komentimin e tij të Sahih Muslimit ka thënë: “Kjo është një dëshmi për mendimin e shokëve tanë, dmth, – fukahatë e medh’hebit Shafi – që në namazet nafile të namazeve ditore dhe të tjera, është e preferuar që të ndërrohet vendi nga vendi ku është falur namazi farz, e ndërrimi më mirë është që të falet në shtëpi, përndryshe ai mund të shkojë në një tjetër vend në xhami apo diku tjetër, në mënyrë që të rrisë numrin e vendeve në të cilat ai bie në sexhde, dhe në mënyrë që të ndajë namazin vullnetar nga ai farz. Fjala e tij “derisa të flasim”, tregon se ndarja mund të bëhet edhe duke folur, por duke e bërë atë me lëvizje është më e preferuar, për shkak të asaj që kemi përmendur. Allahu e di më së miri.”
Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh, kanë transmetuar nga Ebu Hurejra, -Allahu qoftë i kënaqur me të!, se Profeti, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, ka thënë: “A nuk ka mundësi asnjëri prej jush, që kur ai falet, të ecë përpara ose prapa, ose në të djathtën ose majtas “- që do të thotë namazin vullnetar pas namazit farz. (Shejh Albani e ka vlerësuar sahih në librin “Sahih ibn Maxhe”)
Veprimi i ndarjes së namazit vullnetar dhe atij farz, është një mënyrë dallimi mes tyre. Disa dijetarë kanë përmendur arsye tjetër, e cila është; për të rritur numrin e vendeve ku bien sexhde, në mënyrë që ato vende të dëshmojnë për të në ditën e Ringjalljes, siç u përmend më lart në fjalët e imam Neveviut, -Allahu e mëshiroftë!-.
Ramli në librin “Nihajet el-Muhtaxh” (1/552) thotë: “Është sunet që të lëviz për namaz farz apo nafile nga vendi ku ka falur namazin farz apo vullnetarë, deri në një vend tjetër, në mënyrë që të rritet numri i vendeve ku bien në sexhde, sepse ato vende do të dëshmojnë për të, dhe se kjo njëherit është edhe ngjallje e vendeve me adhurim. Në qoftë se njeriu nuk lëvizë në një vend tjetër, atëherë duhet të ndajë mes namazeve duke folur me dikë.”
Allahu e di më së miri.
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com