Shumë hadithe të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, përshkruajnë për ne se çfarë do të ndodhë në punët e grave në si shenja të Çastit të Fundit, disa prej të cilave janë shfaqur dhe disa që nuk kanë ardhur ende.
• Të shtuarit e grave dhe të pakësuarit e burrave.
Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Do të vijë një kohë tek njerëzit kur njeriu do të sillet vërdallë me lëmoshën e tij prej ari dhe s’do gjej askënd që t’ia jep. Do të shihni burra që do të pasohen nga dyzet (pra një burrë do jetë për dyzet gra), kjo si pasojë e pakësimit të burrave dhe shtimit të grave.” [Buhariu, nr. 1414 dhe Muslimi, nr. 1012]
• Dalja e tyre (grave) për në punë dhe bashkëpunimi mr burrat në tregti.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Përpara Çastit të Fundit, përshëndetja do të bëhet e përzgjedhur, tregtia do të përhapet aq shumë, saqë edhe gruaja do të bashkëpunojë me burrin e saj në tregti, do të shkëputen lidhjet farefisnore, njerëzit do të japin dëshmi të rreme, do të fshehin dëshminë e vërtetë dhe pena do të përdoret shumë.” [Ahmedi në “Musned”, nr. 6/415, hadithi 3870 dhe “Es-Sahihah”, 647].
• Zbukurimi i grave dhe braktisja e hixhabit (mbulesës islame).
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ka dy lloje të njerëzve banorë të zjarrit që unë ende nuk i kam parë, burra me kamxhik si bishtat e lopëve me të cilat ata i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura, por (realisht) të zhveshura. Kokat e tyre janë si pjerrtësia e gungave të devesë. Ata nuk do të hyjnë në Xhenet, e as nuk do ta nuhasin aromën e tij e cila ndjehet nga shumë larg.” [Muslimi, 2128].
• Mosbindja e tyre (femrave) ndaj prindërve të tyre.
Xhibrili alejhi selam i tha Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Më trego për Çastin e Fundit!”
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha: “Për këtë, i pyeturi nuk di më shumë se pyetësi.”
Xhibrili i tha: “Atëherë më trego për shenjat e tij!”
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha: “Kur robëresha do ta lind zonjën e saj.” [Muslimi, nr. 8]. Do të thotë: nëna lind një vajzë e cila e urdhëron dhe e ndalon nënën e saj, kjo vajzë bëhet zëri i saj mbi familjen e saj, ndërsa ata bëhen si robër, pastaj është ajo që imponon mendimin e saj.
• Shtimi i imoralitetit si pasojë e zhveshjes, përzierjes me burra dhe lakuriqësisë.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Prej argumenteve të Çastit të Fundit janë: ngritja (largimi) i diturisë, prezenca e injorancës, pirja e alkoolit dhe shtimi i zinasë (imoralitetit).” [Buhariu, nr. 5231]. Në transmetim tjetër: “përhapja e imoralitetit.” [Muslimi, nr. 2671].
_______________
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani