14.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Tetor, 2026

HESHTJA ËSHTË URTËSI

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Heshtja është urtësi, e pak njerëz ka që  me të veprojnë.”[1]

KOMENTI:

Mendimi më i saktë rreth këtij hadithi është të jetë fjalë e Llukman el Hakimit, të cilin Allahu e përmendi në Kuran, Allahu thotë: “Dhe, Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Llukmanit dijeninë e mrekullueshme, (dhe i kemi thënë): “Falenderoje Perëndinë, e kush është falenderues, ai falenderon për të mirën e vet, e kush mohon – Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur dhe i lavdëruar.” Sureja Llukman, 12.

Ishte një njeri shumë i urtë, ishte nga raca e zezë, thuhet të ketë qenë nga Abisinia, të cilit Allahu i kishte dhuruar dije dhe urtësi, e fjalët e tija ishin fjalë të urta, porositë e tija drejtuar djalit të tij i përmendi Allahu në Kuran.

Pra, mendimi më i saktë është të jetë fjalë e tij, e që kjo fjalë ka tregimin e saj; thuhet se Llukmani kishte prezentuar tek Davudi, alejhi selam, e në atë kohë Davudi, alejhi selam, prodhonte mburoja prej hekuri, Allahu ia zbuti atij hekurin, e kështu ndreqte mburoja të cilët luftëtarët i vishnin ato për t’u mbrojtur nga armët. U ul pran tij, e ai po punonte me hekur, dëshironte ta pyeste se çfarë është duke punuar? Por, u përmbajt deri sa përfundoi Davudi, alejhi selam, punimin e mburojës dhe e veshi atë, dhe kuptoi Llukmani arsyen e këtij punimi, dhe pse Davudi, alejhi selam, punonte me këtë hekur? E tha: “Heshtja është urtësi, e pak njerëz ka që  me të veprojnë.”

Kjo fjalë e transmetuar, qoftë të jetë fjalë e të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, apo fjalë e Llukmanit, flet për dispozitën fetare mbi ruajtjen e gjuhës nga të folurit e tepërt, e për këtë janë transmetuar hadithe autentike nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sikur që thotë: “Kush është që beson Allahun dhe botën tjetër, le të flet gjë të hajrit ose le të hesht.”[2]

Nëse sheh se të folurit ka dobi, ka hajr në të, atëherë fol, përndryshe, ruaje gjuhën. I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i tha Muadh ibn Xhebelit: “a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?”.[3]

Padyshim që fjalët janë të rrezikshme për njeriun, përpos nëse kujdeset dhe e ruan gjuhën e tij, e nuk flet vetëm se për gjëra të dobishme. Ngase fjala mund të jetë fjalë shirkut, apo e përgojimit, e bartjes së fjalëve, apo mund të jetë sharje e fyerje, kështu që gjuha është shumë e rrezikshme, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush më garanton atë që ka mes dy buzëve dhe çfarë ka mes dy këmbëve i garantoj xhenetin.”[4]

(pak njerëz me të veprojnë) shumica e njerëzve nuk kanë durim, e të pakët janë ata që kanë durim dhe e përmbajnë gjuhën e tyre, si ai i cili flet kur të jetë mundësia dhe të folurit ka dobi, përndryshe hesht.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush hesht shpëton.”[5]

Ky hadith pra, flet për preferueshmërinë fetare e të folurit vetëm në gjëra që ka dobi dhe ka hajr në to.

Transmetohet se Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ka thënë: “Ka ca njerëz që marrin abdes pasi të jenë ushqyer me ushqim të mirë, e nuk marrin abdes nga fjalët e pahijshme që i thonë.”[6]

Transmetohet gjithashtu nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të ketë thënë: “Kush qeshet shumë, humbet autoriteti (pozita) e tij, kush shpesh bën shaka, nënvlerësohet nga të tjerët, kush flet shumë, edhe gabon shumë, e kush gabon shumë i humb turpi, e kujt i humb turpi i humb devotshmëria, e kujt i humb devotshmëria i ka vdekur zemra.”[7]

Lusim Allahun të na ruaj gjuhët tona, të na mbrojë nga fjalët të cilat mund të jenë kundër nesh e jo për ne, le të jenë fjalët tona të dobishme për ne, për fenë dhe ahiretin tonë. Vërtet, Ai dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Bejhakiu në (Shuabul Iman, me numër 4671) dhe ka thënë se këtë thënie e përcjell Enes ibn Maliku nga Llukman el Hakimi. E shënon njashtu edhe Hakimi (2/458). Shejh Albani e vlerësoi daif në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, me numër, 2424).

[2] E shënon Buhariu me numër, (6018) dhe Muslimi me numër, (47).

[3] E shënon Tirimdhiu me numër, (2616) dhe ibn Maxheh me numër, (3973).

[4] E shënon Buhariu me numër (6474).

[5] E shënon Tirmidhiu me numër, (2501) dhe Ahmedi në (Musned, me numër, 2/159 – 177) shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 950)

[6] E shënon Bejhakiu në (Shuabul Iman, 8/83)

[7] E shënon Bejhakiu në (Shuabul Iman, 8/86)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...