Israja dhe Mirazhi është një nga muxhizet madhështore të pejgamberit tonë Muhamedit (alejhi selam). Isra është udhëtimi i tij prej shtëpisë së tij në Meke, e deri në Kuds – Mesxhidul-Aksa, ndërsa Miraxh është ngritja e tij prej në Mesxhidul-Aksa e mbi shtatë qiejt.
Këtë ndodhi Allahu i madhëruar e ka theksuar në Kuranin famëlartë:
سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَىٰ بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ ﴿١﴾
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit). “ Isra, 1
Këtë ndodhi na e rrëfen edhe i dërguari i Allahut (alejhi selam) në hadithin që e transmeton Buhariu, Muslimi dhe tjerë nga Malik ibn S’asate se i dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Duke qenë në hatim i shtrirë më erdh një ardhës e ka çarë prej këtu e dëri këtu (gjoksin), ma nxjerri zemrën, pastaj ma sjellën një tas të arit të mbushur me iman e ma lau zemrën me ujë të zemzemit, pastaj ma lau anash, e pastaj ma kthyen, pastaj ma sjellën një kafshë më të vogël se mushka, e më të madhe se gomari, e bardhë që e qaunin Burak.
E qet thundrën e tij në më së largu që sheh syri.
I hipa në shpinë dhe më çoi Xhibrili deri sa arritëm në qiellin e dynjasë kërkoi tia hapin dyert. E pytën: kush është ky? Tha: Xhibrili. Pyetën: kush është me ty? Tha: Muhamedi. Pyetën: ai ka ardhur dërgesa? Tha: Po. Thanë: mirësevini, vjen dhe ia hapin portën, e kur hyra kur ja aty Ademi. Tha: ky është babai yt Ademi, e përshëndeti me selam dhe unë e përshëndeta me selam. Pastaj tha: mirësvjen pejgamberi i mirë dhe biri i mirë.
Pastaj më ngritën mua derisa arritëm në qiellin e dytë. Kërkon tia hapin portën. i thonë: kush është ky? Tha: Xhibrili. Pyetën: Kush është me ty? Tha: Muhamedi. Pyetën: ai ka ardhur dërgesa? Tha: Po. Pastaj tha: mirësvjen sa ardhës i mirë që është. Vjen dhe pasi hyra, i pashë Jahjanë dhe Isaun, ata janë djem të dajës. Tha: Ky është Jahja dhe Isau. I përshëndeti ata dy dhe poashtu I përshëndeta. Ata ma kthyen (selamin) dhe thanë: mirësevjen vëllau i mirë dhe pejgamber i mirë!
Pasatj më ngritën në qiellin e tretë dhe kërkoi tia hapin portën. Prej atje pyesin: kush është: tha Xhibrili. Pyetën: Kush është me ty? Tha: Muhamedi. Pyetën: ai ka ardhur dërgesa? Tha: Po. Pastaj tha: mirësvjen sa ardhës i mirë që është. Vjen dhe pasi hyra, i pashë Jusufin. Tha: ky është Jusufi e përshëndeti me selam dhe poashtu e përshëndeta me selam. Ai ma ktheu (selamin), pastaj tha: mirësevjen vëllau i mirë dhe pejgamber i mirë.
pastaj u ngritëm me mua derisa arritëm në qiellin e katërt dhe kërkoi të hapet (dera). e pyetën: Kush është ky? Tha: Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? Tha: Muhamedi. e pyetën: A ka ardhur profecia? thotë: Po. pastaj ata thonë: Mirësevjen, sa ardhës i mirë ka ardhur. hapet dhe sa mbarrova kur ja Idrisi, tha: Ky është Idrisi. E përshëndeti (me selam) dhe unë poashtu e përshëndeta, e ai na ktheu përshëndetjen, e pastaj tha: Mirësevjen vëllau i mirë dhe pejgamberi i mirë
pastaj u ngritëm në qiellin e gjashtë dhe kërkoi të hapet. Pyetën: Kush është ky? Tha: Xhibrili. Pyetën: kush është me ty? Tha: Muhamedi. Pyetën: a i ka ardhur shpallja? Tha: Po. Mirësvjen dhe sa ardhje e mirë që është. Kur mbarova, ja Haruni. Tha: Ky është Haruni, i dha selam dhe unë idhash selam, e ai na i kthej (selamin), pastaj tha mirësevjen robi i mirë dhhe pejgamberi i mirë
…pastaj u ngritëm në qiellin e gjashtë dhe kërkoi të hapet. Pyetën: Kush është ky? Tha: Xhibrili. Pyetën: kush është me ty? Tha: Muhamedi. Pyetën: a i ka ardhur shpallja? Tha: Po. Mirësvjen dhe sa ardhje e mirë që është. Kur mbarova, ja Musau. Tha: Ky është Musau, i dha selam (përshëndetje) dhe unë i dhash selam, e ai na i kthej (selamin), pastaj tha mirësevjen robi i mirë dhhe pejgamberi i mirë. Pasi e kalova, ai qau. E pyetën çfar të bën të qashë? Tha: më bën të qajë se një djalosh është dërguar pas meje, a do të hyjnë në xhenet nga umeti i tij më shumë se sa nga umeti im.
… pastaj u ngritëm në qiellin e shtatë dhe kërkoi të hapet. Pyetën: Kush është ky? Tha: Xhibrili. Pyetën: kush është me ty? Tha: Muhamedi. Pyetën: a i ka ardhur shpallja? Tha: Po. Th: mirësevjen dhe sa ardhje e mirë që është. Pasi mbaruam, ja Ibrahimi. Më tha: ky është babai yt Ibrahimi, përshëndete atë dhe une e përshëndeta (me selam), e ai maktheu selamin dhe më tha: mirësevjen biri i mirë dhe pejgamberi i mirë
Pastaj u ngrita në Sidretul-munteha frytet e saja ishin të mëdhaja të varura si në Hixhër, kurse gjethet i kishte si veshët e elefantit. Ka thënë: Kjo është Sidretul-munteha. Aty ishin katër lumej, dy lumej të brendshëm dhe dy lumej të dukshëm. Thashë: Çfarë janë këto dyja o Xhibril? Tha: Sa u përket (dy lumejve) të brenshëm janë lumej në xhenet, kurse këta të dukshmit janë Nili dhe Eufrati. Pastaj mu ngrit mua Bejtul-Mamur dhe thashë: O Xhibril, çfarë është kjo? Kjo është Bejtul-Mamur, hynë te ajo për çdo ditë nga shtatëdhjetë mijë melek dhe pasi dalin nga aty, nuk kthehen më aty asnjëri prej tyre. Pastaj ma kanë sjellur një enë me verë, një enë me qumësht dhe një enë me mjaltë. Unë e mora qumështin. Tha (Xhibrili): kjo është fitreja në të cilën je ti dhe umeti yt. Pastaj më janë bërë obligim pesëdhjetë namaze për çdo ditë. Jam kthyer dhe kam kaluar pran Musaut. Ka thënë: Me çka je urdhëruar? I thashë: jam urdhëruar me pesëdhjetë namaze për çdo ditë. Më tha: Umeti yt nuk mundet ti mban pesëdhjetë namaze për çdo ditë, se unë pasha Allahun i kam provuar njerëzit para teje dhe kam përjetuar me ta ballafaqim të rëndë, prandaj kthehu te Zoitu yt dhe kërko lehtësim për umetin tënd. U ktheva dhe mi heqi dhjetë. (pastaj) u ktheva te Musai dhe më tha njësoj. Unë u ktheva dhe mu heqën dhjetë. Pastaj u ktheva te Musau dhe më tha njësoj. Pastaj u ktheva dhe mi heqën dhjetë. U ktheva te Musau dhe më tha njësoj. Pastaj u ktheva dhe mi heqën dhjetë dhe u urdhërova me dhjetë namaze për çdo ditë dhe më tha njësoj. Unë u ktheva dhe u urdhërova me pesë namaze për çdo ditë dhe pastaj u ktheva te Musau, e ai më tha: me çka u urdhërove? I thashë: Jam urdhëruar me pesë namaze për çdo ditë. Tha: Umeti yt nuk munden ti mbajnë pesë namaze për çdo ditë dhe unë i kam provuar njerëzit para teje dhe e kam përjetuar me beni israilët me ballafaqim të rëndë, prandaj kthehu te Zoti yt dhe kërko lehtësim për umetin tënd. Thashë: kërkova nga Zoti im sa që u turpërova nga Ai, por mbeta i kënaqur dhe u dorëzova. Pasi e kalova, më thirri një thirrës (duke thënë): E realizova obligimin tim dhe ua lehtësova robërve të mi.“
Transmeton: Ahmedi, Mutefekun alejhi, Nesaiu nga Malik ibn S’asate
Në këtë ndodhi madhështore, dallojmë këto raste:
• Se njeriu kur është rob i Allahut ngritet në grada të larta. Allahu i Madhëruar në të gjitha rastet e emërtoi të dërguarin e Allahut me emra të ndryshëm, ndërsa kur e ngriti në qiell, i tha ‘abd’ – rob.
• Para së të mer këtë udhëtim i dërguari i Allahut, Xhibrili ia ka hapur gjoksin dhe ia ka pastruar zemrën.
• Për këtë udhëtim i ka dërguar mjet transporti Burakun.
• Gjatë këtij udhëtimi është takuar me pejgamberë të dalluar.
• I ka kaluar shtatë qiejt dhe ka kaluar nëpër sidretul-munteha.
• E ka parë xhenetin dhe xhehenemin.
• Edhe i dërguari i Allahut është testuar kur i kanë dhënë të zgjedhë mes verës dhe qumshtit.
• Ka komunikuar me Allahun pa ndërmetësues.
• I është bërë obligim namazi.
Ndodhia e Israsë dhe Miraxhit nuk janë festë e muslimanëve, por ne si besimtarë duhet ta kujtojmë këtë ndodhi dhe të marrim mësime nga ajo që ka ndodhur në këtë ndodhi tejet të madhe.
Ali Shabani
21 Mars 2020