ITINERARI I PENDIMIT

ITINERARI I PENDIMIT

0 1070

1-Falëndero Allahun që të bëri të kuptosh peshën e mëkateve ndaj Tij, të ka mundësuar të pendohesh, dhe nuk të mori shpirtin dukë bërë mëkate.

2-Dije se ti e bëre të vdekur zemrën tënde në mëkate, por Allahu të ka ngjallur me dritën e udhëzimit.
3-A e din se Allahu është gëzuar për pendimin tënd, edhe pse Ai nuk ka nevojë për ty?
4- A e din se Allahu të ka premtuar se do t’i shndërrojë të këqiat e tua në punë të mira?
5- A e din se ti tash je nga ata që i do Allahu?
6- Bëhu i sinqert në pendimin tënd dhe bindu se Allahu do ta pranon atë. Kujto vrasësin e 100 personave.
7- Largohu nga shoqëria e keqe dhe mos u ul me ata, fshij numrat e tyre dhe mënjano çdo gjë që të rikujton ata. Ata jane shigjeta helmuese.
8- Lutu tek Allahu që të forcojë në këtë rrugë.
9- Mos u mund nga ana e frikës, dije se Allahu falë atë që pendohet.
10- Largohu nga çdo mbeturinë e së kaluarës: fotografi, satelit, revista, numra dhe youtube.
11- Akuzo pendimin se ai nuk është i plotë dhe se ai ka mangësi e dobësi, ashtu që çdo herë të jesh i penduar.
12- Në fillim mund të gjesh vështirësi në lënien e mëkateve, por kush i frikësohet Allahut, Ai ia hapë rrugët.
13- Dijes e se shoqëria e përmirësimit nuk është shoqëri e pagabuar, por në mesin e tyre ka: të mire dhe të këqinj, të manget e të shkëlqyer, kapu pas fesë e jo pas njerëzve.
14- Fillo të ndryshosh sjelljet e tua me familjen tënde që nga momenti i udhëzimit, ashtu që njerëzit të shohin shenjat e udhëzimit në ty.
15- Bëhu person me fillim serioz dhe me ambicje të larta.
16- Mundohu të ruash tekbirin fillestar me imamin dhe safin e parë.
17- Lexo biografinë e Muhamedit alejhi selam që të mësosh si ka qenë me Allahun dhe me njerëzit.
18- Disa njerëz mund të tallen me ty, si: të afërmit, shokët në shkollë e punë, njerëzit e lagjës. Por, mos ua vërë veshin.
19- Vizito vendet që zbusin zemrën tënde, si: spitalet, shtëpitë e pleqve, varrezat, vendin ku pastrohen të vdekurit, etj.
20- Vizito faqet e dobishme islame në internet që kanë: ligjërata islame, shkrime të ndryshme dhe pyetje e pergjigje rreth fesë.
21- Kujdesu të bësh adhurime vullnetare, si: agjërim, sadaka, lutje, dhikër, lexim të K’uranit, namaz nate, etj.
22- Plotësoje kohën tënde të lire me aktivitete serioze, si: mësim të K’uranit përmendesh, kërkim të diturisë, ose me gjëra të lejuara, si: sport, ushtrime fizike, not, etj
23- Rregullo kohën dhe vendos listën e prioriteteve. Ji i vendosur t’i realizosh ato: të matohesh pas nje viti, mesimin përmendësh te Kur’anit pas nje viti, mesime dhe ligjërata çdo javë.
24- Bashkimi me shokë të mirë që pajtohet me ty dhe të ndihmon.
25- Njohja e parëndësisë së dunjasë dhe shuarjen e saj dhe se ajo nuk vlenë asgjë. 26- Kontakto më shpesh me ndonjë hoxhë, thirrës, mësues që ai të jetë me të cilin këshillohesh për çështjet dhe problemet e tua të cilat mund të ndodhin ty pas pendimit. 27- Kujdes nga portat e shejtanit, cytjet dhe dyert e tij, mos paso hapat e tij.
28- Mos nxito të gjykosh të tjerët: filani është qafir, bidatxhi, kronik, e të ngjajshme me këto shprehje, përveç pas vërtetimit dhe konsultimit me njerëzit që kanë dije dhe eksperience në këto çështje.
29- Nxito në ndalimin nga e keqja .
30- Ti ke nevojë për qëndrushmëri deri në vdekje.
31- Le të shërbejë e kaluara jote si nje mësim për ty në jetën tënde. P.sh. tek: neglizhenca në shoqërimin me të këqinjtë. Këta janë shkak për devijimin tënd, atëhere mos e neglizho këtë detaj.
32- Dije se mëkatet e tua të medha nuk janë pengesë që të jesh një burrë (grua) i madh pas udhezimit, kush ka qenë Omeri-Allahu qoftë i kënaqur me të- para islamit dhe pas.
33- Patjetër të dish kuptimin e saktë të pendimit, dije se lejohet të lozësh, të udhëtosh, të zbukurohesh, të tregtosh. Të gjitha këto në përputhje me rregullat islame.
34- Largimi nga vendet e joshjes dhe sprovës, sprovat jane dy lloje: 1) epshe dhe vendet e tyre: tregje, qendra tregtare, kanale televizive. 2) Dyshime, si: leximi i librave që kanë ide denigruese, shikimi i programeve dhe emisioneve që cenojnë besim tonë. 35- Shkruaj tregimin tënd të udhëzimit, ndoshta merr mesim ndokush .
36- Lexo tregimet e të penduarve dhe merr shembull nga pendimi i vërtetë i tyre.
37- Mos fillo në dawet-thirrje islame, pervëç pasi të kesh njohur bazat e fesë dhe kushtet e saja.
38- Kërko dijen në rrugë të drejtë, sepse ajo është mjet për shpëtimin tënd pas Allahut të Lartësuar.
39- Mëso dispozitat që kanë të bëjnë me pendimin.
40- Llogarit se kjo ditë është dita e fundit për ty, çka kishe bërë në këtë rast.
41- Lexo Kur’an dhe përmend Allahun shumë ashtu që zemra yte të mbushet me dashuri ndaj Allahut.
42- Nxito të martohesh ashtu që të ruash nderin tend, sepse shumica e mëkateve janë nga epshet.
43- Çdo gjëje jepja vendin e saj dhe mbaj balanc.
44- Merr përgjigjet e fesë vetëm nga njerëzit competent.
45- Ndërro numrin e celularit, ashtu që mos të thërrasin shoqëria e kaluar, apo shoqet e të së kaluarës.
46- Tërheqja vërejtjen njerëzve nga vendet e mëkateve.
47- Mëkatet e vetmisë janë shkak për lajthitje, ndërsa adhurimet në vetmi janë shkak për përforcim.
48- Mos shko tek shokët e vjeter që t’i thërrasesh në fe, përveç atëhere kur je forcuar shume, dhe në shoqërinë tënde të jetë një njeri që e kupton thirrjen.
49- Nëse ke mundësi bëj Umre dhe Haxhxh me shoqëri të shëndoshë.
50- Kujdes nga ekstremi i tepruar, andaj fillo me punë të pakta, sepse puna më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme edhe nëse është e paktë.

I PENDUAR, Pasi u pendove dhe braktise çdo gjë për Allah, asnjëherë mos ia jep shancën djallit të të mashtrojë dhe të kthehesh në atë rrugë. Allahu na ndihmoftë në rrugën e pendimit dhe na mbrojttë nga çdo gjë që na devijon nga ai. Amin.

Përshtati : Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575