Jeta e kësaj bote është shumë e shkurtër. Kur do të pyeten njerëzit ditën e gjykimit sa keni qëndruar në jetën e kësaj bote, do të përgjigjen një ditë ose një pjesë të ditës.
Allahu në Kur’an thotë:
Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”
Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”
Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dinit njëmend pak keni qëndruar!”
Surrja Muminin 112-114
Pra t’i shfrytëzojmë këto ditë që të bëjmë sa më shumë vepra të mira, që të jemi të lumtur në këtë botë dhe ahiret. Krijuesi i lumturisë është Allahu dhe Ai e ka bërë lumturinë në besimin tek Ai dhe në veprat e mira.
I Dërguari i Allahut thotë:
“Më erdhi një ditë Xhibrili dhe më tha:
O Muhamed jeto sa të duash një ditë do të vdesësh, duaje kë të duash një ditë do të ndahesh, puno ç’farë të duash një ditë do të shpërblehesh. Dije se me të vërtetë nderi i besimtarit është namazi i natës, dhe krenaria e tij është pamvarësia nga njerëzit.”
Hadithin e shënon shejh Albani në librin e tij (Silsile sahiha faqe 83)
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani