– Katër, mos i tradhto: Zotin tënd, Pejgamberin, fenë dhe vatanin.
– Katër, mos i trajto keq: babanë, nënën, vëllain, motrën.
– Katër, mos i privo nga nderimi yt: bashkëshorten, fëmijët, farefisin dhe miqtë.
– Katër, mos ji i vrazhdë me ta: jetimin, të mjerin, të varfërin, të sëmurin.
– Katër, mos i zemëro: dijetarët, mësuesit, të devotshmit, të moshuarit.
– Katër, mos i braktis: namazin, Kuranin, dhikrin, të afërmit.
– Katër, mos i bën: mendjemadhësinë, vetëpëlqimin, zilinë, mllefin.
– Katër, stolisu me to: durimin, maturinë, diturinë, bujarinë.
– Katër, kujdesu prej tyre: shejtanin, egon, epshin, shokun e keq.
– Katër, mos ju beso: gënjeshtarit, hajnit, ziliqarit, egoistit.
– Katër, afro: të sinqertin, lojalin, bujarin, besnikun.
– Katër gjëra shpeshto: lëmoshën, lutjen, kërkimfaljen, salavatet mbi Pejgamberin.
– Katër gjëra pakso: ushqimin, gjumin, përtacinë, fjalët.
– Katër gjëra, ruhu prej tyre: brenga, pikëllimi, paaftësia, koprracia.
– Katër, largohu prej tyre: injoranti, polemizuesi, mendjelehti, i papuni.
– Katër, ik prej tyre: hileqari, mashtruesi, tradhtari, hipokriti.
Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri