Disa njerëzve kur ju thua: Kini frikë Allahun! Ta kthejnë: Ti ki frikë Allahun!
Kjo sikurse të jetë një ofendim për ta dhe e refuzojnë!
Allahu i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguar! Kije frikë Allahun”. Ahzab 1.
Jezid ibën Kemit, Allahu e mëshiroftë, përcjell se e dëgjoi një njeri duke i thënë Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë, ki frikë Allahun! Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, nga këto fjalë u dridh, dhe u zverdh, dhe heshti, dhe në fund tha: Sa njerëzit janë nevojtar, që për çdo kohë ta kenë një njeri që ua thotë këto fjalë!!
Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.
Ne nuk duhet dhe s’dëshirojmë të jemi sikurse ata, që Allahu i përmendi dhe tha: “Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!”. Bekare 206.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ki frikë Allahun kudo të jesh, pas një të keqe bëje një të mirë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com