13.8 C
Skopje
E martë, 13 Maj, 2025

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit të çdo të gjalli. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, i vetëm dhe pa ortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij të përkushtuar dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Popujt dhe kombet krenohen me arritjet dhe fitimet e tyre në fusha të ndryshme të jetës. Ata përpiqen me zell të edukojnë dhe udhëzojnë fëmijët e tyre për t’i ruajtur, kujdesur dhe zhvilluar ato, në mënyrë që përfitimet e tyre të vazhdojnë dhe të shfrytëzohen nga brezat e ardhshëm.

Në vendin tonë, kemi spitale, shkolla, universitete, parqe, fusha sportive, fabrika, institucione, ministri, pasuri natyrore, ura, rrugë, energji elektrike, ujë dhe të tjera; këto janë prona dhe fitime publike që nuk i përkasin askujt në veçanti, por janë pronë e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Prandaj, ruajtja e tyre është përgjegjësi e të gjithëve dhe konsiderohet si pasuri publike që duhet të ruhet. Sulmi ndaj tyre në çfarëdo mënyre është një formë e fesadit në tokë.

Allahu i Lartësuar thotë:وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ

“Dhe mos bëni shkatërrim në tokë pasi ajo është përmirësuar; kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë.” (A’raf: 56)

Pejgamberi ﷺ ka thënë: إن رجالاً يتخوضون في مال الله بغير حق فلهم النار يوم القيامة

“Disa njerëz do të përfitojnë nga pasuria e Allahut pa të drejtë; për ta është zjarri në Ditën e Gjykimit.” (Buhariu: 3118; Muslimi: 1832

Ai gjithashtu ka thënë:”إن هذه الأموال خضرة حلوة، من أخذها بسخاوة نفس بورك له فيها، ومن أخذها بإشراف نفس لم يبارك له فيها…”

“Vërtet, kjo botë është e gjelbër dhe e ëmbël; kush e merr atë me të drejtë, do të bekohet në të, por kush e merr atë pa të drejtë, nuk do të ketë tjetër veçse zjarr në Ditën e Gjykimit.” (Buhariu: 1472; Muslimi: 1052)

Pasuria publike ka një shenjtëri të madhe dhe mbrojtja e saj është e rëndësishme sipas ligjit islam. Ajo ka një shenjtëri më të madhe se pasuria private për shkak të shumë të drejtave të lidhura me të dhe për shkak të numrit të madh të njerëzve që kanë të drejtë në të.

Omer ibn Hatabi r.a. e ka konsideruar atë si pasurinë e jetimit që duhet të ruhet dhe të zhvillohet, dhe ndalohet të merret apo të shpërdorohet.

Ai ka thënë: “إني أنزلت نفسي من مال الله بمنزلة مال اليتيم؛ إن استغنيت استعففت، وإن افتقرت أكلت بالمعروف.”

“Unë e shoh veten time ndaj pasurisë së Allahut si ndaj pasurisë së jetimit; nëse jam i pasur, nuk marr asgjë prej saj; e nëse jam në nevojë, marr aq sa është e drejtë.”(Musannef Ibn Ebi Shejbe)

Shumë prej pronave publike janë të neglizhuara dhe të sulmuara; shumë njerëz nuk kujdesen për pastërtinë e tyre, nuk përdorin mjetet e duhura për t’i shfrytëzuar ato dhe nuk riparojnë atë që është dëmtuar apo nuk informojnë autoritetet përkatëse.

Disa individë shkatërrojnë ndërtesat, parqet dhe mobiliet e shkollave me qëllim. Këto akte përfshijnë shkrime në mure, thyerje të dritareve dhe dëmtim të pemëve. Disa punonjës dhe zyrtarë që menaxhojnë këto institucione dhe prona publike kryejnë abuzime të ndryshme, duke përfshirë përvetësimin dhe përdorimin e tyre pa të drejtë.

Feja jonë na paralajmëron për këtë; Pejgamberi ﷺ ka thënë:”من استعملناه منكم على عمل، فكتمنا مخيطًا فما فوقه، كان غلولاً يأتي به يوم القيامة.”

“Kushdo që e punësojmë në një detyrë dhe i japim rrogën e tij, çfarëdo që merr pas kësaj është mashtrim.” (Muslimi: 1833)

Mashtrimi është vjedhje dhe përvetësim nga pasuria e myslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që mashtron, do të vijë me atë që ka mashtruar në Ditën e Gjykimit; pastaj çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka fituar dhe nuk do të padrejtohen.” Ali Imran: 161

Në Ditën e Hajberit, disa shokë të Profetit ﷺ thanë: “Filani është dëshmor, filani është dëshmor,” derisa përmendën një njeri dhe thanë: “Filani është dëshmor.”

Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, për Zotin në dorën e të Cilit është shpirti im, unë e pashë atë në zjarr për një mantel që kishte vjedhur.” (Buhariu: 4234; Muslimi: 115)

Ai kishte përvetësuar diçka nga pasuria publike para se të ndahej me myslimanët, dhe nuk i ndihmoi as lufta e tij dhe as shoqëria me Pejgamberin ﷺ që të shpëtojë. Si do të jetë gjendja e atyre që abuzojnë dhe vjedhin pasuri dhe prona?

A nuk kanë frikë nga Allahu?! Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën kur çdo shpirt do të gjejë para vetes atë që ka bërë nga e mira dhe atë që ka bërë nga e keqja, do të dëshirojë që të ketë një distancë të madhe midis saj dhe atij. Allahu ju paralajmëron për Veten e Tij dhe Allahu është i Butë ndaj robërve.” (Ali Imran: 30)

O robër të Allahut, neglizhenca në këto institucione dhe prona publike është një formë e dukshme e sulmit ndaj tyre; pajisjet, dokumentet, paratë dhe interesat e njerëzve në to mund të përballen me neglizhencë dhe mospërfillje, duke çuar në humbje të të drejtave, shpërdorim të pasurive dhe pengim të interesave.

Le të ketë frikë Allahun çdo punonjës dhe zyrtar në lidhje me pasuritë dhe pronat e myslimanëve. Ky është amaneti dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj të drejtave dhe pronave publike të shoqërisë myslimane. O besimtarë, le të ruajmë këto prona dhe arritje; le të edukojmë fëmijët tanë për të fituar në mënyrë të ndershme, për të qenë të pastër dhe të devotshëm, dhe le të falënderojmë Zotin për to, sepse me falënderim shtohen mirësitë: “Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj; por nëse mohoni, dënimi Im është i ashpër.”

Le të përmbushim amanetin siç duhet dhe të ruhemi nga garat dhe etja për pasurinë publike që të mos përballemi me zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut. Le të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja. Kur prishen vlerat, përkeqësohen sjelljet, derdhet gjaku dhe myslimani del kundër vëllait të tij mysliman, kjo ndodh për shkak të garës për këtë botë dhe pasuritë e saj në mënyrë të padrejtë dhe harrimit të botës tjetër me shpërblimet dhe ndëshkimet.

Lusim Allahun e Lartësuar që të na udhëzojë drejt çdo të mire dhe të na mbrojë nga gabimet në fjalë dhe vepra. Them atë që dëgjuat dhe kërkoj falje nga Allahu për veten time dhe për ju dhe për të gjithë myslimanët për çdo mëkat.

Hoxhë Agim Bekiri 09/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...