KUSH KA FOLUR NË DJEP?

KUSH KA FOLUR NË DJEP?

0 1360

Transmeton Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve të vërteta nga Ebu Hurejreja radijallahu anhu se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Nuk kanë folur në djep, përveç tre veta:

[rasti i parë] Isau i biri Merjemes.

[rasti i dytë] Ka qenë një njeri tek beni israilët që quhej Xhurejxh. Ai duke u falur, ka ardhur nëna e tij dhe e ka thirrur. Ai ka thënë (në vete): A ti përgjigjem, apo të (vazhdoj) të falem? Ajo (nëna e tij) tha: O Zot, mos e vdis deri sa ti sheh fytyrat e lavireve. Xhurejxhi duke qenë në faltoren e tij kur ja i paraqitet një grua dhe i flet, por ai nuk pranoi të flet me te. Ajo vajti te një bari dhe joshi, e pastaj (pas shtatzanisë), ajo linë një djalë. Ajo tha se fëmiun e ka me Xhurejxhin. Banorët e vendit shkuan dhe ia thyen faltoren, e dëbuan dhe e fyen. Ai (Xhurejxhi) merr avdes dhe falet, e pastaj shkon te foshnja dhe e pyet: kush është babai yt o djalë? Ai tha: bariu. Pastaj, (pasi doli në shesh e vërteta, banorët) i thanë: ta ndërtojmë faltoren nga ari? Tha: Jo, vetëm prej balte dhe

[rasti i tretë] Një grua, te beni israilët, ka qenë duke e mëndë të birin e saj, kur aty pari kaloi një kalorës me pamje të mire dhe ajo tha: O Zot, bëje birin tim si ky! Fëmiu e la gjirin dhe shkoi te ai kalorësi dhe tha: O Zot, mos më bëj si ky,e pastaj kthehet dhe vazhdon të thithë gjirin. Pastaj kalojnë pran një robëreshe dhe thotë (nëna e djalit të vogël): O Zot, mos e bëj djalin tim si kjo! Ai (djali i vogël) e len gjirin dhe thotë: O Zot më bëj si kjo! (Nëna) e pyet: pse kështu? Ai tha: Kalorësi ishte tiran, ndërsa ajo robëresha, thonë për te ka vjedhur, ka bërë zina, ndërsa ajo nuk ka bërë.

Në moshë të vogël, kur nuk është e zokontë të fletë fëmia, ka ndodhur edhe me rastin atyre që i dënuan në hendëqe kur gruaja që po mbante fëmijën e saj në kraharor, kur e afruan para hendekut me zjarr, ajo u ndal, ndërsa fëmija i saj i tha nënës së vet: hidhu, se ti je në të drjetë. Ky rast është përmendur në komentin e sure Buruxh.

Këto raste janë jashtë të zakonshmes dhe kur Allahu i Plotëfuqishëm dëshiron të bëjë ndonjë gjë, e bën dhe për të nuk ka gjë të vështirë.

Ali Shabani

Tetor, 2019

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 598