10.8 C
Skopje
E diel, 25 Maj, 2025

KY ËSHTË HALIFI OMER, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TË!

Në një ditë shumë të nxehtë, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte ulur nën një hije së bashku me një shërbëtor të tij jashtë qytetit të Muhamedit, alejhi selam (Medines).

Teksa po qëndronte aty, pa një njeri që po vinte nga larg, i cili ia kishte mbathur me dy deve, dhe tha: “Ç’është puna me këtë njeri në këtë të nxehtë të madh? Pse nuk pret derisa të freskohet pak koha?!”
Pasi njeriu filloi të afrohej edhe më shumë, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, vërejti se ai ishte udhëheqësi i muslimanëve, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Menjëherë doli ta pres, por ndjeu të nxehtin e madh dhe u kthye përsëri nën hije derisa Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nuk iu afrua.
Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha: “Çka të nxorri në këtë kohë o udhëheqës i muslimanëve?”
U përgjigj: “Dy deve prej deveve të pasurisë së muslimanëve janë vonuar dhe unë u frikësova se ato mund të humbin e pastaj Allahu do të më pyes në Ditën e Gjykimit për ato të dyja, kështu që i kërkova derisa i gjeta dhe desha t`i kthej në stallën e tyre.”
Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “O udhëheqës i muslimanëve! Eja nën hije dhe freskohu me ujë, ne do të dërgojmë dikë që të merret me çështjen e tyre.”
Por udhëheqësi i muslimanëve refuzoi një gjë të tillë dhe vazhdoi me devetë derisa i dërgoi në stallë.
E pas kësaj, Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:
“Kush dëshiron të shoh të fortin e besnikun, le të shikojë në këtë (Omerin, Allahu qoftë i kënaqur me të!)”

Përshtati: Valdet Kamberi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...