‘MË RUAJ NGA SHERRI QË TI E CAKTON’

‘MË RUAJ NGA SHERRI QË TI E CAKTON’

0 1878

“Më ruaj nga sherri që Ti e cakton”
(Meditim rreth lutjes profetike në kunut)

Dijetari i mirënjohur Muhamed b. Salih El-Uthejmin thotë:
“Allahu cakton të mirën dhe të keqen. Për sa i përket caktimit të së mirës, ajo është mirësi absolute edhe si caktim edhe si e caktuar p.sh: caktimi i furnizimit të bollshëm, sigurisë, lumturisë, udhëzimit e fitores për njerëzit etj., e tëra është mirësi si caktim dhe si e caktuar.
Sa i përket caktimit të sherrit, ai është mirësi si caktim ndërsa sherr si e caktuar p.sh. thatësia – është sherr mirëpo caktimi i saj nga Allahu është mirësi. Allahu i madhëruar thotë: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” (Rum:41)
Këto sprova kanë një qëllim të mirë e që është: kthimi tek Allahu duke lënë mëkatin dhe duke iu kthyer Allahut, kështu e caktuara në këtë rast është sherr ndërsa caktimi është hajr.
Pra, Allahu mund të caktojë një sherr për një urtësi të përkryer e të lavdëruar.

Burimi: Durus ue FetavalHarem El-Mekkij, viti 1408, Ibn Uthejmin. / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575