MEDITIME KURANORE – 120

MEDITIME KURANORE – 120

0 745

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Prej pikëllimit se nuk kishin me çka të përgatiteshin nga sytë e tyre ridhnin lotë.” (Teube: 92).

Pikëllimi që vjen pasiqë ke humb rastin ta kryesh një adhurim ose punë të mirë aludon apo ky pikllim është frytë i dashurisë që ke ndaj adhurimeve dhe punëve të mira. Ngase, besimtari musliman nuk pikëllohet për gjëra të kota nëse i ik rasti t’i veproj ato, por ai pikëllohet për gjërat të cilat nuk mundi t’i veproj, e që ato gjëra janë të mira, të cilat e ngritin atë dhe e bëjnë krenarë.

El Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.67

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. Allahu falë shumë, është mëshirues.” (Teube; 91).

Ky ajet është bazë se dënimi i Allahut është larg nga çdo njeri që bën mirë dhe që është bamirës.

Tefsirul Kurtubij; 8/227

3. Me rastin e afrimit të Ramazanit, besimtari duhet të ndalet të meditoj këtë porosi Kuranore: “E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje.” (Teube; 46).

Prej gjërave më madhore përmes të cilave besimtari duhet t’i ketë parasysh si parapërgatitje për Ramazan, janë dy gjëra; 1. Pastrimi i zemrës nga mëkatet, e që është hak i Allahut dhe 2. Përmisimi i raporteve me robërit e Allahut, që është hak me robërit e Allahut. Nëse asnjërën nuk e realizon kemi frikë se robi i tillë do të jetë prej atyre që Allahu, tha; “Por Allahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, ndaj i zmbrapsi.” (Teube; 46). Allahu nuk i bën padrejtësi askujt!

Shejh Dr. Omer el Mukbil

4. Xhubejr Ibn Mut’im, radijAllahu anhu, ka thënë; “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem! , duke lexuar suren Turë në namazin e akshamit, kur arriti tek ajetet, gati më doli zemra nga trupi dhe të fluturoj; “A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur. A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?” (Turë; 35-37). Pyetja; Sa herë e kem lexuar këtë sure dhe sa jemi ndalur për ta medituar atë!?

5. Shoqërimi me Kuranin sjell përfundim të mirë të kësaj jete! Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, vdiq duke lexuar fjalën e Allahut; “Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allahu).” (El Kamer; 54-55).

Ajeti i fundit që e komentoi shejh Emin esh Shinkiti, rahimehullah, ishte; “Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin.” (El Muxhadele; 22). Në lidhje me këtë çështje ka shumë tregime! Allahu na mundsoftë një përfundim të mirë!

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576