MEDITIME KURANORE – 149

MEDITIME KURANORE – 149

0 1088

1. Dunjaja, sprovë për besimtarin! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّا جَعَلْنَا مَا عَلَى الْأَرْضِ زِينَةً لَهَا لِنَبْلُوَهُمْ أَيُّهُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا

” Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (Kehf: 7).

U dhanë pas dunjasë dhe bukurive të saj ata që e shikuan dunjan nga dukja e saj e jashtme e jo nga dukja e saj të brendshme.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; fq.470

3. Devotshmëria dhe frytet e saj! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; قُلْ أَذَٰلِكَ خَيْرٌ أَمْ جَنَّةُ الْخُلْدِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ ۚ كَانَتْ لَهُمْ جَزَاءً وَمَصِيرًا

Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i Xhehennemit), apo Xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetësimi të devotshëmve”. (Furkan: 15).

Ai që mediton këtë porosi Kuranore i del në pah një realitet madhor, e ai është se devotshmëria është furnizimi më i frytshëm i besimtarit për botën tjetër. Mendjeprehtë êshtë vetëm ai që e kupton këtë realitet dhe punon me të, e nuk merret me thashetheme dhe me fjalë të kota, si psh, ai tha e ky tha.”

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.179

4. Shejtani dhe cytjet e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي ۗ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلْإِنْسَانِ خَذُولًا

” Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.” (Furkan; 29)

Shejtani i mallkuar nuk ndalon së bëri cytje asnjërit prej nesh derisa të vërtetoj se i tilli ka lajthitur, e nëse e vërteton një gjë të tillë, largohet nga ai e lë të vetmuar dhe të humbur ashtu siç ishte edhe plani i tij. Kështu na ka lajmëruar Kurani dhe Suneti, andaj kujdes mos ec pas cytjeve dhe hapave të tij!

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.195

5. Kurthet e armiqve të Islamit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوًّا مِنَ الْمُجْرِمِينَ ۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيًا وَنَصِيرًا

” Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.” (Furkan: 31).

Armiqtë e pejgamberëve të Allahut kanë ndjekur dy metoda për ta mposhtur thirrjen e tyre;
1. Metodën e devijimit, dhe
2. Dhe thirrjet e kota në çdo kohë dhe vend(për t’i thënë njerëzve se ky është i çmendur dhe për ta sulmuar atë).

Por Allahu dy kurtheve (metodave) iu përgjigj;
E para; Zoti është udhërrëfyesi yt, Ai të mjafton dhe
E dyta; Se Allahu është ndihmëtari yt, Ai të mjafton për çdo gjë.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsir suretul Fariha Vel Bekare; 1/50

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 598