MEDITIME KURANORE – 169

MEDITIME KURANORE – 169

0 927

1. Mendimi mirë për Allahun! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَمَا ظَنُّكُمْ بِرَبِّ الْعَالَمِينَ
“Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?” (Safat; 87).

Robi i Allahut kryen vazhdimisht vepra të mira si pasoj e mendimit të tij të mirë për Allahun dhe se Allahu do ta shpërblej atë për ato vepra të mira. Andaj, aq më shumë që shtohet mendimi i mirë i robit për Allahun aq më shumë i shtohen atij edhe veprat e mira(pra nxiton në kryerjen e sa më shumë veprave të mira ).

Ibn Kajimi, rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.27

2. Vlera e meditimit të Kuranit! Medito rreth ajetit të fundit të sures el Muzemil se si obligohemi të lexojm Kuranin panvarësishtë se si janë rrethanat, qoftë në udhëtim, qoftë i sëmurë qoftë edhe gjendje lufte. Athua vallë ata që lexojnë Kuran shumë pak kanë ndonjë arsye të justifikuar nga sheriati islam!

3. Vlera e meditimit të Kuranit! Allahu, xhele ue ala, e urdhëroi të dërguarin e Tij, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem! , në fillimin e sures Muzemil që ta lexoj Kuranin ngadal dhe rrjedhshëm në namazin e natës. Kjo njëherit është thirrje nga Allahu për ta medituar Kuranin dhe porosit e tij. Dihet fare mirë se leximi i Kuranit ngadal dhe rrjedhshëm ndikon dukshëm në meditimin e tij. Posaqërishtë në errësirën e natës dhe qetësin e saj si dhe zemra është prezente.

Dr. Ibtisam el Xhabirij

4. Fuqia e Allahut! Allahu , xhele ue ala, ka thënë; وَقِفُوهُمْ ۖ إِنَّهُمْ مَسْئُولُونَ
“Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.” (Safat; 24).

I tha një njeri Aliut, radijAllahu anhu; Si do na llogarisë neve Allahu të gjithëve për një ditë!? Aliu, i tha; Do ju llogarisë në një ditë të gjithëve ashtu siç po ju furnizon sot të gjithëve.

Tefsirul Kurtubij; 2/435

5. Testamenti! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةً وَلَا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ
“E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.” (Jasin; 50).

Pra, lënia(shkrimi) i testamentit para vdekjes është prej gjërave të rëndësishme. Andaj, shpejto shënoje testamentin (ndarjen e pasurisë atyre që i lë pas vdekjes tënde), ngase nuk e di se nesër a do kesh kohë, vdekja vjen befas!

Dr. Abdurrahman Esh Shihrij

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593