1. Devotshmëria, rrugë e cila shpie drejt suksesit!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut(i devotshëm), atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare.” (Talak; 2-3 )
Mbjelle në zemrën tënde devotshmërinë në mënyrë që Allahu t’i hap rrugët e suksesit dhe largimin e brengave. Shpreso gjithnjë që Allahu të bën rrugëdalje dhe se Ai të furnizon nga t’i nuk e kujton dhe mendon fare.
Dr. Su’ud Shurejm
2. Pas vështirësisë, vjen lehtësimi!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Pas vështirësisë Allahu sjell çlirim (begati).” (Talak; 7 )
Po të tuboheshin të gjitha mërzitë e botës, humbjet e shpresës për sukses dhe çlirim nga brengat, do ta largonte këtë gjë leximi i këtij ajeti Kur’anorë dhe besimi(imani) se Allahu ka premtuar një gjë të tillë.
Dr. Abdullah BilKasim
3. Pasuria nuk bën dobi, përkundrazi është dënim në dy botërat, nëse mungon besimi dhe fitimi hallall!
Nëse e sheh një pabesimtarë që Allahu ia ka zgjeruar pasurinë dhe familjen , mos i mer lakmi dhe mos u hamend, ngase këto dhunti për të do të jenë dënim në dynja dhe në ahiret. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, Allahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t’ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu qafira.” (Teube; 55). Dr. Abdulmuhsin el Mutajri
4. Ke kujdes nga hipokrizia!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: “Më lejo mua (të mos shko në luftë) e mos më vë në sprovë!” Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë).”(Teube; 49)
Nuk janë të sinqertë të gjithë ata që kërkojnë mbrotjen nga rënia në sprovë (fitne). Ka prej tyre që janë hipokritë dhe prej tyre frikacakë.
Dr. Muhamed El Hudajri
5. Vepra është argument më i fortë se fjala!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten po e harroni.” (El Bekare: 44 ).
Njerëzit nuk e ndjekin atë që fjalët e tij nuk përputhen me veprat e tij. Andaj, ndjekja e veprave është më e plotë sesa e fjalëve.
Shejh Abdurrahman es Sa’dij
Tefsiri i Shejh Sa’dit, 1/60
Nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com