1.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.” (Hixhër; 49-50).
Disa dijetarë, kanë thënë: “Mos i jep siguri vetes se do të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit, ngase Allahu ka mundësi të të fus në zjarr për një mëkat të vetëm që ke vepruar. Kujto se Allahu e nxjerri Ademin alejhi selam si shkak i një mëkati të vetëm. Andaj, njeriu nuk duhet t’i jap vetës liri në kryerjen e mëkateve duke thënë se Allahu falë shumë, por njëkohësishtë i tilli nuk guxon t’i humb shpresat në faljen dhe mëshirën e Allahut.”
Shejh Abdullah el Gunejman
2.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu t’u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur; 22).
Urdhër nga Allahu i Lartēmadhëruar për neve, qē t’ia falim gabimet njëri tjetrit(raportet mes vete). Bile, edhe pasi t’ia falim, duhet ta kem parasysh se ai fare ska gabuar ndaj nesh. Falja e njëri tjetrit, njëherit e sjell edhe mëshirën dhe faljen e Allahut, xhele ue ala!
Shejh Abdullah el Gunejman
3.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë.” (Enbija; 105).
Si ka mundësi të dëshprohet dhe t’i humb shpresat në sukses ai i cili e lexon këtë premtim të Allahut, sado që mund të jetë sprovuar i tilli në këtë dunja. Allahu , xhele ue ala, ka thënë: “Po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin.” (Muhamed; 4).
Po mos të ishin sprovat dhe vështirësitë nuk do të përgëzoheshim me fitore, suksese dhe ngadhënjime.
Shejh Dr Nasir el Umer
4.Ilaçi Kur’anor për hasedin (xhelozinë)! Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të.” (Ta’ha; 131).
Ajo që më së shumti e shton xhelozinë është shikimi i shpeshtë dhe i vazhdueshëm në gjërat që Allahu i ka begatuar robërit e Tij, qoftë begatia e pasurisë, fëmijëve, etj, Allahu ia ndaloi një shikim të tillë edhe të dërguarit të Tij, Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, dhe ky njëherit është udhëzim i cili shëron dhe largon xhelozinë mes robërve të Allahut.
Muhamed Beshir el Ibrahimij El A’mal el Kamileh; 1/354
5.Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Ta’ha; 82).
Allahu, xhele ue ala, i kërkoi këto katër kushte për robërit e Tij, të cilët e synojn Faljen dhe Mëshirën e Allahut.
Ibn Kudame Muhtesar Minhaxh el Kasidin; fq.308
Burimi: albislam.com
Nga arabishtja; Suad Shabani