MEDITIME KURANORE – 25

MEDITIME KURANORE – 25

0 1524

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok.” (Haxh; 26).

Gjëja e parë me të cilën u urdhërua Ibrahimi alejhi selam pas udhëzimit të Allahut se në cilin vend duhet të ndërtohet Qabja, ishte ndalimi i shirkut (të shoqëruarit shok Allahut në adhurim).

Kështu u urdhërua baba i pejgamberëve (Ibrahimi, alejhi selam), i cili ishte thirrês në Teuhid (njësimin e Allahut) dhe shkatërrues e çrrënjosës i idhujve, një gjë e tillë aludon në rrezikshmërin e madhe të shirkut dhe rënies në të!

Dr. Abdullah Belkasim

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.” (Haxh; 26).

Pastrimi i shtëpisë së Allahut dhe të punuarit në të është prej adhurimeve madhore, pastrimi këtu përfshinë, pastrimin në besim (nga njollat e shirkut dhe bidatit) dhe pastrimin nga gjërat që pengojnë adhurimin e Allahut me qetësi.

Andaj, kujdes besimtar i nderuar, mos të jesh ndryshe nga këto dy pastërti që u cekën më lartë.

Dr. Abdullah Belkasim

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” ( Maide; 23).

Imam Ahmedi, rahimehullah, ka thënë: “Tevekuli (mbështetja në Allahun ) është prej adhurimeve (veprave) të zemrës.”

4. Allahu i Madhëruar, na tërhjek vërejtjen me dënim nëse nuk jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj mirësive të Tij: “A janë të sigurtë ata nga dënimi i Allahut? Dënimit të Allahut, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.” (El A’raf: 99).

Katade, radijAllahu anhu thotë: “Sa i keq është një popull të cilin e begatoi Allahu me mirësi të panumërta, e ai popull i keqpërdori ato dhe i shfrytëzoi aty ku hidhërohet Krijuesi i tyre. Pasha Allahun, kurrë Allahu nuk e humbi, dënoi, zhduku asnjë popull përderisa ata nuk e tepruan, përderisa e hidhëruan Allahun dhe i mohuan mirësitë e Tij. Le ta dinë çdo popull se do vjen dënimi i Allahut si shkak i mosfalënderimit dhe mosmirënjohes ndaj mirësive të Allahut.”

Shejh Abdullah el Humejdi

5. Allahu i Madhëruar, thotë: “(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim: 7).

Nëse robërit e Allahut janë mirënjohës, falënderues karshi mirësive të Allahut, atëherë Allahu ua shton ato mirësi dhe nuk ua largon asnjë çast nga mesi i tyre, përpos se, nëse robërit tregohen kryelartë e mosfalënderues karshi atyre mirësive. Falënderimi, është shkak që të shtohen mirësitë dhe të mbesin kohë të gjatë.

Burimi: albislam.com

Shejh Abdullah el Humejdi

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592