MEDITIME KURANORE – 41

MEDITIME KURANORE – 41

0 1309

1. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Dhe thanë: Mos i lini zotrat tuaj kurrsesi! Kurrsesi mos e lini Vedan as Suvan, Jeguthen, Jeuken dhe as Jusran.” (Nuh: 23).

Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në tefsirin e këtij ajeti thotë:
“Këta emra të cekur janë emra të njerëzve të mirë prej popullit të Nuhit alejhi selam. Kur këta vdiqën, shejtani i këshilloi ata që t’i vendojnë emra apo diçka speciale mexhliseve ku rrinin njerëzit e mirë.
Në fillim vetëm i kujtonin dhe nuk i adhuronin ata, derisa u shtua injoranca në mesin e tyre dhe filluan t’i adhuronin ata që vinin pas tyre, të kërkomin ndihmë prej tyre etj.”

2. Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë se Allahu i sprovoi ata që pretenduan se e duan Allahun, me këtë ajet:

Thuaju (o Muhammed!): Nëse ju e doni Allahun, ejani pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Allahu falë dhe është mëshirues.” (Ali Imran: 31)

3. Omeri kur lexonte ndonjë ajet që e frikesonte nga dënimi i Allahut qëndronte disa ditë në shtëpi e njerëzit mendonin se Omeri ishte i sëmurë.
Aq shumë qante saqë nga të qarit e shumtë iu bënin Omerit në fytyrë e tij dy vija të zeza .

4. Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- një ditë e lexoi ajetin suren Tur derisa arriti tek ajeti:
Me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë.” (Tur – 7).
Qau aq shumë saqë e kaploi sëmundja dhe erdhën njerëzit ta vizitojnë.

5. Njeriu i cili e lexon Kur’anin dhe nuk e dinë tefsirin e tij, i tilli llogaritet njeri i cili nuk dinë asgjë, as shkrim e as lexim.

Mekatil Ibn Sulejman
Tefsir Mekatil Ibn Sulejman, fq.27

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 586