MIRUPAFSHIN RAMAZAN, O MUAJ I BEGATSHËM

MIRUPAFSHIN RAMAZAN, O MUAJ I BEGATSHËM

0 680

Ja tani dielli i ditës së fundit të këtij muaji po perëndon, janë çastet e fundit të ndarjes, e që ndoshta ky është edhe i fundit për ne, e ndoshta edhe e takojmë përsëri vitin e ardhshëm nëse kemi jetë.

Ishte një mysafir, nuk qëndroi shumë, por ishin ditë të numëruara, kaluan sikur të ishin ca çaste, secili prej nesh e ndjen se si na kaluan gjithë ato ditë.

Me shpresë të kemi përfituar katër porositë e Ramazanit:

  1. Falje e mëshirë: i dështuar e i falimentuar është ai që nuk arriti shansin më të madh, mundësinë më të lehtë për falje e mëshirë.

U ngjit i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) në mimber, në shkallën e parë tha: Amin. Pastaj në të dytën tha: Amin. Dhe në të tretën tha: Amin. Më pas tha: më erdhi Xhibrili e më tha: O Muhamed! Kush e arriti muajin Ramazan e nuk iu falën mëkatet, Allahu e largoftë atë.”

Po, i dështuar është ai njeri i cili del nga ky treg i madh duar bosh, i cili ka kaluar netët e ditët i thellosur në epshet e kënaqësitë e tija, larg adhurimit, atë e mashtroi dynjaja e u privua nga ky hajr i madh.

Allahu na begatoi me shanse të shumta për falje mëkatesh në këtë muaj, me agjërim, me namaz, me natën e Kadrit.

Lusim Allahun Buajr të na fal neve në këtë muaj e të na shpëtojë nga zjarri i xhehenemit.

  1. Ndryshimi i kërkuar: pyetja që duhet parashtruar, e rezultati që duhet pritur; a ndryshuam në këtë muaj?

Allahu e bëri për ne farz agjërimin e këtij muaji, e fjalët e të dërguarit besnik nxisin për namaz nate, dhe e gjithë kjo ishte për një qëllim të madh, për përmirësimin e zemrës.

A na i ndryshoi zemrat Ramazani? A jemi penduar për mëkatin që ndër vite i rrijmë përballë Allahut? A janë shtuar adhurimet, a janë pakuar të këqijat?

Tregatari i zellëshëm nuk pranon që fitimi i tij të jetë i njejtë, por përkushtohet që të shtojë fitimin çdo vit për dallim nga viti i kaluar, vallë ne a jemi kështu në tregtëinë me Allahun, apo ne kënaqemi me adhurime të vogla?

Prej shenjave të mirësisë e shkaqeve të lumturisë të dalim prej Ramazanit me vepra të mira të cilat do t’i veprojmë në vazhdimësi, e që më hereët nuk kanë qenë të përditshmet tona, të kujdesemi për namazin e natës qoftë edhe me dy rekate, namazin e vitrit, namazin e sabahut në kohë, leximin e Kuranit që e kemi ndarjë pjesë pjesë për çdo ditë.

Allahu na obligoi me agjërim që të ngjall ndryshim në zemrat dhe jetën tonë, një njeri i cili nga agjërimi ka marrë vetëm abstenimin nga ushqimi dhe pija, ai nuk e ka kuptuar qëllimin e agjërimit, nuk është udhëzuar me udhëzimin e Allahut, në hadithin autentik qëndron: “ka disa agjërues që nuk i mbetet nga agjërimi i tij pos urisë e etjes”.

  1. Mos t’i shkatërrojmë veprat tona:

Kemi filluar me disa vepra të mira në muajin e bekuar, andaj nuk ka takon që t’i shkatërrojmë ato vepra që i kemi filluar, por të vazhdojmë në rrugën e adhurimeve që e kemi filluar e të mos ndalemi.

Mos u bëni (në thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur atë që e ka tjerrë, pasi është forcuar – e ka mbetur e shprishur.” Sureja Nahl, 92.

Gjendja jonë i ngjan atij njeriu i cili ka filluar me një tregti, kërkonte një duqan të mirë, e pas një mundi e lodhje e gjen atë, e më pas fillon të kërkojë vend ku mund të blejë mallin me çmim të ulët, e hap duqanin, e njerëzit fillojnë të vijnë, fillon që pasuria të shtohet, ndërsa ky njeri merr vendimin që ta mbyll duqanin e vet, një vendim i çuditshëm, nëse e pyet: pse e mbylle duqanin, ndërsa fitimi i jot shtohej dita ditës? Ai të përgjigjet: jam lodhur, jam i dhëshpëruar e mërzitur. I themi atij: e me çka do të jetosh? Të thotë: riskun e kam të garantuar. A të duke ky njeri në rregull?

  1. Përqendro:

Disa vepra të vazhdueshme janë më mirë se shumë vepra e të ndërprera, i dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Veprat më të dashura tek Allahun janë ato të vazhdueshmet edhe nëse janë pak”.

Njeriu i cili jeton me një vepër ai edhe vdes me të, të lusim Allahu e madhëruar: o Rrotullues i zemrave, ma përqendro zemrën time në fenë tënde.

përkthim
Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594